PD: Berisha manipulon demokratët, kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” përfaqësojnë Metën

6 Shkurt 2022, 13:59Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve la jashtë Kolicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ Sali Berishën, por kjo nuk e ka penguar atë që të nis fushatën elektorale për zgjedhjet e 6 marsit. Ndërkohë, Partia Demokratike ka reaguar pasi Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Durrës.

Në një deklaratë selia blu thekson se Berisha vijon të manipulojë demokratët. Sipas PD-së “kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.”

Reagimi i plotë:

Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama.

Shqiptarët e dinë shumë mirë që Partia Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.

Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh më asgjë me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj.

Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013-ën. Sot po bën të njëjtën gjë.

Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!

1 komente në “PD: Berisha manipulon demokratët, kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” përfaqësojnë Metën”

  1. slloganet says:

    Argumente teknike dhe jo llogjike! Me llogjike do ishte qe PD te argumentonte se me mire eshte te votohet PS se LSI. Me mire Ramen se Ilirin. Me mire PS se Saliun. Me mire Ramen se Saliun dhe Ilirin se bashku. Ne fund te spjegojne se PD eshte opsioni me imire. Teoria 7X7=42 eshte e gabuar…Popullit i ishte lodhur koka me sllogane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje