Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të bashkisë Durrës, Luan Hoti ka zbuluar sloganin dhe posterin e fushatës.
“Në shërbim të qytetarëve, bashkë për Durrësin”, është slogani i kandidatit të PD-së për zgjedhjet lokale.
Hoti është diplomuar në Universitetin e Tiranës për juridik, ai ka mbajtur prej 5 vitesh përgjegjësitë e ndihmësgjyqtarit dhe prej 10 vitesh ka drejtuar Zyrën Përmbarimore në Durrës.
Më pas ka vazhduar si sipërmarrës në drejtimin e zyrës “Hoti Bailiff Service”.
Hoti ka kontribuar prej vitesh si kryetar i Grupseksionit Nr.1, sekretar i Degës së PD-së në Durrës dhe së fundmi edhe kryetar i saj.