KAS rrëzon ankesën e PD-së për koalicionin “Shtëpia e Lirisë”

7 Shkurt 2022, 10:24Politika TEMA

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në mbledhjen e kësaj të hëne ka shqyrtuar ankesën e Partisë Demokratike që kërkonte të çregjistrohej koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

KQZ ka njoftuar se KAS ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore duke e rrëzuar atë.

Partia Demokratike kërkoi të shtunën shfuqizimin e vendimit që kërkoi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Juristët e Partisë Demokratike thanë se kërkesa e paraqitur nga LSI-ja, PDK-ja dhe Komisioni i Rithemelimit u dorëzua në kundërshti me kodin elektoral përpara se të regjistroheshin si parti.

Një tjetër argument është se janë përdorur simbolet e Partisë Demokratike pa miratimin e Lulzim Bashës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje