Petro Koçi: Shkarkimi i Metës do të ishte leksion për politikën, është në gjendje të rënduar psikologjike

7 Shkurt 2022, 12:07Politika TEMA

Ndërsa në Gjykatën Kushtetuese pritet të shqyrtohet çështja e shkarkimit të Ilir Metës, për deputetin e Partië Socialiste Petro Koçi një vendim pro shkarkimit do të ishte i mirëpritur, por edhe një leksion për politikën e sotme.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ai deklaroi se Meta ka shkelur hapur Kushtetutën gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, po ashtu dhe me shtyrjen përtej afateve të caktuara, të zgjedhjeve vendore.

“Një vendim që e shkarkon do ishte pozitiv, por dhe një leksion ndaj politikës shqiptare. Meta ka shkelur hapur kushtetuten sidomos me shtyrjen e zgjedhjeve vendore dhe me deklaratat që nxisin njerëzit për dhunë fizike ndaj njeri-tjetrit dhe institucioneve.

Po ashtu aspekti psiokologjik i tij, është e palejushme që presidenti të veproje kur është i rënduar nga ana psikologjike. Sigurisht një pacient i tillë nuk e panon të vërtetën, por ka të tjerë që certifikojnë gjendjen dhe e trajtojnë”- tha ai.

I pyetur për bashkëpunimin mes Metës dhe Berishës, Koçi u shpreh se ishte i pritshëm pasi lidhja e tyre ka qenë e hershme.

“Meta dhe Berisha jane lidhur që në ‘92, kane lidhje të hershme. Meta ka adhurim për personalitetin e Berishës. Janë të njëjtë. Por është e papranueshme qëai është president dhe njëkohësisht mban anë, ai duiet të jëtë i paanshëm, ka dalë hapur si pjestar i LSI dhe jo si president për bashkëpunimin me Berishën. Bashkëpunim i tyre është i natyrshëm. Janë e njëjta kategori në politikë. Ishte e pritshmë.”- u shpreh Koçi.

 

1 komente në “Petro Koçi: Shkarkimi i Metës do të ishte leksion për politikën, është në gjendje të rënduar psikologjike”

  1. Jon says:

    Petro, para pak minutash, keshilltari i presidentit publikoi disa manipulime ne shkresa. Nga juve, maxhoranca, ska asnje pronooncim nese ato qe ai publikoi, qendrojne apo jo. Nese qendrojne, Meta nuk shkarkohet dhe juve jeni te gjithe per burg. Kjo edhe per faktin e thjeshte, qe arsyeja e vetme qe con ne shkarkimin e Metes, nuk eshte permendur nga maxhoranca. Pra shkarkimi duhej te ndodhte per se pari per konflikt interesi, sepse Meta eshte person i lidhur me Monika Kryemadhin. Vetem kete arsye nuk e keni permendur ne vendimin per shkarkimin e tij dhe per kete duhet tju vije turp sepse e lejuat te ndodhe qe ne fillim, kur ishte “cun imire” Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje