Shkarkimi i Metës, Dervishaj: Kuvendi manipuloi provat për ngritjen e Komisionit Hetimor, do t’i drejtohemi Prokurorisë

7 Shkurt 2022, 13:34Politika TEMA

Përfaqësuesi ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj deklaroi në përfundim të seancës së Gjykatës Kushtetuese që po vlerëson shkarkimin e kreut të shtetit, se Kuvendi për qëllime politike depozitoi prova shkresore të manipuluara.

Sipas Dervishajt, Meta ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë lidhur me këtë çështje. “Sot u mbyll seanca gjyqësore e iniciuar krejtësisht pa të drejtë nga Kuvendi i Shqipërisë. Për fat të keq u provua dhe sot se Kuvendi për qëllime politike depozitoi prova shkresore të manipuluar, vetëm e vetëm me qëllimin që të rrëzoheshin pretendimet e Kreut të Shtetit.

E kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë për një çështje kaq të rëndësishme sa është shkarkimi i Presidentit të Republikës në një çështje që nuk duhet të ekzistonte, imagjinoni çfarë ndodh me institucionet e tjera. Presidenti ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë lidhur me këtë çështje”, tha Dervishaj.

 

 

 

4 komente në “Shkarkimi i Metës, Dervishaj: Kuvendi manipuloi provat për ngritjen e Komisionit Hetimor, do t’i drejtohemi Prokurorisë”

  1. X says:

    Yyyttty fare muti…shkerdhata …kurva njerez ..populli ju njeh mire….

  2. Boston says:

    Ketij halabaku po i vjen fundi.
    Te gjithe do te ndjehen te lehtesuar our KY palo president te jete pas hekurave.

  3. Pak says:

    Kete Dervishaj une e ngaterroj ne fytyre me Ilir Kullen se ate e pashe ne Zimbave me ministren e vendit aty; kishte shkuar per te rregulluar azilin e Ilir Metes, pasi ketej nga veriu nuk mund ta realizonte dot si ambasador.

  4. shqip says:

    Drejtohuni Saliut se ju a zgjidh ai .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje