Avokati i Saimir Tahirit: Ai u bë "kokë turku" për hyrjen në BE, tani i hapet rruga arrestimit të ministrave të tjerë

7 Shkurt 2022, 19:35Politika TEMA

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm pretendon se Samir Tahiri u dënua me burg për t’i treguar Evropës se Shqipëria ka bërë një reformë të denjë në drejtësi dhe i ka plotësuar kushtet për t’u integruar në BE.

Duke folur në emisionin “Sot” në Euronews Albania, Maksim Haxhia tha se arrestimi i Samir Tahirit i hap rrugën arrestimit të shumë zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë.

“Reforma që trumbetohet sot kërkon koka turku. E para t’i thotë Evropës që futëm ministrin e Brendshëm në burg, do fusim dhe ca të tjerë, që plotësuam kushtin për në BE.

Dhe e dyta nëse e bëjnë këtë për Tahirin që është i pafajshëm, të tjerë që kanë hedhur edhe një firmë do shkojnë në burg.

Se u vendos kufiri në minimum; kur dënohet ministri i brendshëm të tjerët nuk do ta diskutojnë dënimin me burg”, tha avokati.

Haxhia e cilësoi gafë vendimin e Apelit, që e përkeqësoi pozitën e Tahirit krahasuar me vendimin e shkallës së parë, në një kohë që pala mbrojtëse, tha ai, kishte apeluar vetëm akuzën për shpërdorim detyre.

Ai tha se do drejtohen Gjykatës së Strasburgut për të pezulluar ekzekutimin e dënimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje