Si të lësh Ferrarin për një Fiat. Zyrtare, Nickas Sule nga Bayerni te Dortmundi

7 Shkurt 2022, 17:33Sport TEMA

Një lëvizje surprizë, shumë surprizë duhet thënë. Nicklas Sule, një nga mbrojtësit më të mirë në Gjermani, nga 1 Korriku do të jetë një lojtar i Borussia Dortmund.

Një lajm që ka çuditur të gjithë pasi gjithmonë, Bayerni ka marrë më të mirët nga Dortmundi dhe te verdhezinjtë janë rikthyer pasi kanë fituar trofe me bavarezët.

Por sot konfirmohet lajmi që mbrojtësi që ishte në fund të kontratës me kampionët e Gjermanisë, do të transferohet në Dortmund me rivalët e tyre.

Për shumë tifozë shihet si një zbritje në karrierë, një hap shumë prapa, ose si të thuash si të ngasësh një Ferrari dhe tani të përfundosh me një Fiat por ky është vendimi i Sule që duket sikur po prish traditën e mëparshme.

1 komente në “Si të lësh Ferrarin për një Fiat. Zyrtare, Nickas Sule nga Bayerni te Dortmundi”

  1. Julian Marko Ingolstadt Bayern says:

    Edhe pse jam tifoz i Bayernit , Zyle beri mire qe iku nga Bayern Mynshen , me ardhjen e Upamecano dhe tjetrit francez Likas Hernandez vendi i Zyle ishte i pasigurte dhe stoli ishte dicka qe do te ndodhte …..nuk besoj se kish probleme ekonomike pasi 10 milon euro neto qe i premtoi presidenti i Bayernit u refuzuan nga Zyle , ato para Zule nuk ka per ti mare ne asnje skuader te Bundesliges perfshire dhe Borusian ….thjesht levizja e tij drejt Borusias te kujton nje fjale te urte popullore …..me mire i pari i fshatit se sa i fundit ne qytet ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje