Covid-19, a ndodh të humbasë shija dhe nuhatja përgjithmonë?

9 Shkurt 2022, 09:30Bota TEMA

Një nga simptomat virusit COVID-19 bashkë me kollën dhe temperaturën, është edhe humbja e shijes dhe nuhatjes.

Në shumicën e rasteve, problemi kalon vetë brenda disa javësh.

Por sipas një studimi suedez, ka edhe nga ata persona që nuk shijojnë dhe nuhasin për një kohë të gjatë.

Instituti Karolinska ka kryer kërkimet e saj shkencore në Stokholm ku testuan 100 persona që e kishin humbur shijen e nuhatjen në mars të vitit 2020, dhe vunë re se 18 muaj më pas, 5 prej tyre ende nuk nuhasnin dhe nuk shijonin asgjë.

Humbja e nuhatjes dhe shijes janë të zakonshme te njerëzit që vuajnë nga viruset respiratore, si ftohja apo gripi.

Kjo sepse enjtja e fytit dhe hundës shkakton probleme te receptorët e nuhatjes dhe shijimit.

Në fakt nuk përjashtohen as rastet kur virusi dëmton edhe nervat në kanalin e hundës, duke ulur shumë ndjeshmërinë edhe pasi virusi largohet nga organizmi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje