‘Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, lajmëroi se që nga e 10 shkurti do të nis konsultimet dhe do të dëgjojë raportimet nga anëtarët e rinj potencial të qeverisë së pakicës së Malit të Zi, e cila do të pasojë iniciativën për përbërjen e qeverisë së re.
“Kam përshtypjen se është arritur nivel i lartë i pajtueshmërisë rreth asaj se çfarë duhet bërë në Mal të Zi, dhe kjo në rend të parë është që sa më me nguti të formohet një qeveri me mazhorancë parlamentare, e cila pikë së pari bazohet në politika civile dhe pro-evropiane”, ka thënë Millo Gjukanoviç.
Ai riktheksoi nevojën që qeveria duhet të bëhet në mënyrë që aktivitetet e saj të fillojnë pa humbur kohë.
“Për të vazhduar menjëherë negociatat me Bashkimin Evropian për qëllimin e anëtarësuimin në BE sa më parë”, tha Gjukanoviç.
Pyetur nëse është takuar dhe se a është i pranueshëm si kryeministër i ri lideri i lëvizjes qytetare URA, Dritan Abazoviç, presidenti malazez tha se kishte qenë në Greqo, “në kohën kur parlamentarët ishin të zënë me iniciativën për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit”.
“Mendoj se bisedimet për konstituentët potencialë të qeverisë së re të Malit të Zi kanë filluar të marten, sa isha këtu. Siç e dini, roli i presidentin është t’i dorëzojë mandatin e kompozimit të qeverisë së re përfaqësuesve të asaj pakice, pasi të kuptoj që ekziston një shumicë parlamentare”, u përgjigj Gjukanoviç.
“Shpresoj se raundi i parë i konsultimeve të ketë ndodhur në mungesën time. Shpresoj të jetë ndërmarrur diçka nga ajo çka kam dëgjuar nga bisedimet parlamentare dhe përmes komunikimeve jozyrtare që kam pasur. Pres deri në krijimin e kushteve që kjo të bëhet zyrtare”, k0nkludoi Millo Gjukanoviç.
Presidenti i Malit të Zi, i cili njëherit udhëheq edhe partinë më të madhe opozitare në Mal të Zi, Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) ka mbështetur formimin e qeverisë së pakicës të inicuar nga Dritan Abazoviç, por duke mos marrë pjesë në të.
Më 4 shkurt u shkarkua qeveria e Zdravko Krivokapiç, e cila për muaj me rradhë qe plotësisht e bllokuar në vendimmarrje, dhe kështu duke i hapur rrugën iniciativës për formimin ose të një qeverie të pakicës ose të shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.