Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të djalit të tij. Në një intervistë ai shprehet se ndihet keq, pasi sipas tij ish-ministri Tahiri nuk i ka hyrë në hak askujt.
“Si çdo prind, ndihem keq. Është fare logjike kjo punë, çdo prindi edhe sikur t’i rrëzohet fëmija në trotuar do të ndihet shumë keq. Kjo ka edhe një gjë pastaj, unë jam me kokën lart, se në fund të fundit, ai ka punuar dhe sakrifikuar shumë, nuk i ka hyrë asnjë njeriu në hak.
Nuk ka shkelur njeri në kallo, nuk ka vjedhur njeri, nuk ka vrarë njeri. Absolutisht nuk është marrë me këto veprimtari negative. Kështu që ashtu sikur ndihem keq, ndihem edhe krenar, pasi nuk i kemi bërë keq asnjë njeriu. Dhe aq më tepër që ai ka kontribuar shumë si për PS-në dhe policinë”, tha ai.
Pas dërgimit në qeli, Bashkim Tahiri tha se ka komunikuar me djalin, i cili i ka kërkuar familjes që të ruajnë qetësinë.
“Po, kam komunikuar. Duhet të ruajmë veten që t’i ngremë moralin atij”, tha ai.
Ai shton gjithashtu se ish-kolegët e Saimirit në Partinë Socialiste e kanë marrë personalisht në telefon, ndryshe nga heshtja mediatike që kanë treguar për arrestimin e ish-ministrit.
“Mua më kanë marrë deputetë individualisht”-shtoi ai.
Shume njerez, te njohur e te panjohur jane ndjere keq per Sajmirin. Vertet nuk i ka hyre njeriut ne hak, por ai ndeshkoi rende mafien, i doli bllok ne rrugen e saj, prandaj mori edhe ndeshkimin.
Del akoma me i forte e me i sigurt, eshte djale trim e i zgjuar.
Nuk i beri keq askujt i mjeri! Ca dhjetra milione dollare me shitje droge beri i shkreti dhe i rane ne qafe gjynaqarit pa te drejte. E tradhetoj Rama, por une e di qe “Skemi pare gje akoma”, siç peralloste neper kanalet televizive. Kelyshi i urte i babit! S’ka turp qe del ky ati dhe flet, apo parate te zgjidhin gojen…! Llum i shoqerise
Ky ka marre ne qafe bije nenash e kryefamiljaresh, figura me e piset e tranzicionit ne Shqiperi!
Plehra si ky i hapen rrugen bandave qe sot e kesaj dite te vazhdojne te kontrollojne jeten e njerezve te ndershem.
Vetem ata qe shikojne vetem 2D mund te pranojne fjaline “nuk i ka hyre kujt ne hak”
Reziku per erion veliajn ne Tirane u hoq qafe , kjo mjafton se vertete saimir tahiri do kishte fituar karshi Veliajt! Lufte brenda lojit…
Me vjen keq per denimin e tij, por sa per haqet per cfare ka bere, jo vetem ai por edhe ti o babai i tahirit nuk e merr me mend se ku duhet te perfundosh.
Ti o “Drejtimi ne Drejtesi” punon ne Kazanin mediatik me te flliqur! Nuk po tregon se si ka marre ne qafe shume njerez,si i ka marre ne qafe,ke ka marre ne qafe,kush ta tha,ku dhe kur,a ke ndonje fakt or palo burre??? Nuk ju vjen turp! Flisni politikisht per te fundosur njhe njeri por pa u bazuar askund! %Thashetheme,pa fakte,as ka nje denoncim te vetem nga askush,nuk doli nje “Mafioz” te deklaronte : Po me mori mua ne qafe!!!
LLAPAQEN!!!!
Nuk besoj aspak ne fajin e S. Tahirit! Denimi i tij eshte nje tregues i keq i besimit tek drejtesia jone, qe e kemi pritur prej dekadash. Kur te vije dita, qe ai te dale i pafajshem, do te ishte e pamoralshme te mos denoheshin ata qe e denuan.
Vetem ne shqiperi ndodh qe prindi thote jam krenar per femijen tim.Ne boten perendimore do ndeshkohej edhe nga familja e tij.Ky eshte ndryshimi ndermjet primitiveve te ballkanit dhe te atyre qe dine cfare do te thote te respektosh ligjet e shtetit,ligje qe jane bere per tju sherbyer te gjithe masave te popullit!
Ha ha ha, Drejtim Drejtesi Berishiane. Puna eshte se Tahiri do te dale si hero nga biruca dhe me kete rast do te quhet Hero popullor , te cilen ju monstra nuk e llogaritet ose ju shpetoi. Eksperienca ka shembuj te tille sa te duash.
Baca Bashkim mos e humbi krenarinë e familjarëve sepse Saimiri dhe Saimirat që luftojnë Kartelin e drogës kështu përfundojnë. Sajmiri ka ra Kurban sepse është treguar shumë naiv në postin e ministrit të Bredshëm. Me e mbajmë në Shqipëri këtë post duhesh me qenë i lindur para dreqit (djallit) dhe me i pasë shtatë palë sy dhe shtatë pale veshë.