Nga Kimete Berisha
1.Saktë.
Çka i bën vetes nuk ta bën askush!
Kurrë, asnjë gazetar nuk ka ditur të shkruaj kundër presidentes, më rëndë dhe më vrazhdë se sa presidentja ke vepruar kundër vetvetes, duke marrë 4,000 euro për karburante.
2.Gazetari mund të jetë mëkatar, por edhe mëkatari mund ta thotë të vërtetën.
Sidomos kur e vërteta është e tmerrshme.
E vërtetë është se presidentja ka shpenzuar 4 mijë euro për karburante, e kush e thotë këtë të vërtetë nuk është me rëndësi.
3.Për herë të parë pas luftës, reagoi BE në mbrojtje të gazetarëve shqiptarë, që në mënyrë barbare po i kërcënon burri i presidentes.
Ankesa e vetme e burrit të presidentes është: ‘Pse ju e tregoni të vërtetën që Presidentja juaj i ka shpenzuar 4,000 euro karburante. Keni vjedhje më të mëdha për t’u marrë me to’ – po thotë ai.
Reagimi i burrit të presidentes është mesjetar, primitiv, patriakal, dhe për fatin e tij të keq, nuk i tutet kush.
Nevojën e tij që të jetë ‘burrë’ Kosova nuk ia plotëson dot.
Çfarë ‘burri’ je ti që e fshin postimin?
Eshtë sikur e ‘vret’ dikë dhe pastaj i fshin gjurmët.
Mund të pendohesh, por pendimi pasohet me kërkimfalje.
Kush je ti që kërcënon!
Je aq ‘i rrezikshëm’ sa as drejtësia nuk të merr seriozisht!
4.Puna rrezik.
Unë e shoh përçarjen e parë mes kryeministrit dhe presidentes.
5.Glauk Konjufca (nëpërmjet shefit të kabinetit të tij) e bëri çështje punën e karburanteve që kanë shpenzuar deputetët?
Pse? Çfarë deshën të arrijnë?
Aty në atë Kuvend, nuk është asnjë ‘esnaf’ i politikës, janë shumë gra dhe burra që nuk dinë të shkruajnë shqip dhe në jetën e tyre s’kanë lexuar libër; janë disa gra e disa burra që e kanë blerë mandatin e deputetit; shumica janë si uji që nuk ecën, të lodhur dhe të konsumuar nga politika.
Kë goditën pra? Kujt ia ndalën rritën? Çka deshën të zbulojnë? Kujt deshën t’ia zbulojnë keqpërdorimet?
6.Vetëvendosja e ‘sakrifikuan’ një deputete të veten (arriviste), për t’i zbuluar shpenzimet e kujt?
Të PDK-së? Tê LDK-së?
LDK e PDK e dikurshme nuk na befasojnë për të keq. Opozita e sotme mund të na befasojë vetëm për të mirë!
E kujt pra i qepoi Glauk Konjufca, duke i zbuluar (përmes shefit të kabinetit të tij) shpenzimet dhe hajnitë e deputetëve?
I qepoi presidentes. Të tjerët nuk i bën hesap për njerëz.
Keqpërdorimet e presidentes janë lajm, keqpërdorimet e të tjerëve – nënkuptohen, edhe pa asnjë fakt.
7.Kollçaku, shembull, është aq naive sa që pa e pyetur tregon vet, thotë unë jam ‘deputete e autobusit’.
Ani pse moj vojvode i more gjithë ato para për karburante kur ke udhëtuar me autobus?
A t’ka ndodh najherë me knu n’autobus!
8.Pra, asnjëri deputet i përfolur për keqpërdorim nuk është simpatik që të bëhet antipatik.
Nuk është duke lulëzuar, që të venitet. Nuk është i madh që të ‘zvogëlohet’!
Asnjëri prej këtyre që kanë keqpërdorur nuk është aq i respektuar sa të zhgënjehemi me të!
Përkundrazi.
9.Vetëvendosja, pasi u sigurua se njerëzit e saj kryesor nuk kanë shpenzuar karburante, vendosi t’i qepojë presidentes.
Nuk e zbuluan mediat se sa derivate ka harxhuar presidentja. As nuk ka qenë ideja e mediave.
Ka qenë ideja e Glauk Konjufcës që të zbulohen llaskuçat. Pse ndodhi ky zemërim i papritur?
Çfarë e motivoi hakmarrjen e Vetëvendosjes ndaj presidentes?
Çfarë i frymëzoi ta turpërojnë presidenten, e cila nuk ka kapital tjetër përveç që mburret, thotë ‘se si nuk vjedh’.
E sulmuan në të vetmin ‘kapital’ që thoshte se e kishte!
10.Është e pahijshme, kur je presidente e popullit më të varfër në Evropë, e blen shtëpi në lagjen më luksoze, ku jetojnë milionerët.
Është pa edukatë, të thuash se jeton në Prishtinë e të paguhesh sikur udhëton në Mitrovicë.
Presidentja është dashur të më pyes mua: të pavarësohet nga Vetëvendosja, pa u hetuar.
Sepse, kur ‘ata’ ndjehen se dikush tjetër (në këtë rast presidentja) po u del nga kontrolli, t’i zbulojnë ‘sekretet’ publike.
11.E shihni tash çka i ndodhi presidentes, as ZRRE nuk e mori parasysh!
12.Për neve popullin, ky është lajm i mirë.
Prishja e presidentes me kryeministrin, e bashkon popullin.
Ne shqiptarët funksionojmë më mirë kur jemi të prishur mes vete.
Pasi presidentes i doli duçi, kryeministri e kthen epërsinë e madhe, sepse nuk e ka asnjë skandal korrupsioni personalisht.
13.Por as kjo nuk mjafton, nëse kryeministri nuk e pastron bërllogun e vet, do të thotë: e legjitimon krimin.
Njerëzit e Albin Kurtit nuk guxojnë as të jenë të dyshimtë, lëre më fajtorë, siç u zbuluan!
P.S. Ky Kuvend nuk ka moral të ekzistojë më. Presidentja ish dashur të dorëhiqej. Për gjynah. Sa lirë ka kushtuar turpërimi i saj. Duket se çdo gjë është kaq keq.
Dhe se s’ka mbetur njeri normal në këtë vend. Unë sa herë mërzitem – e harroj Zotin!
Dhe sa herë dorëzohem – Zoti nuk më lë!
Dje, sherri i presidentes, disa gazetarë u përjashtuan nga puna ‘për një fjalë goje, thjesht për humor’, e sot presidentja përjëmend u turpërua, e qepoi kush nuk e priti: Vetvetja.
Moj qimete meso shqip dhe mos meso vetem me u pallu. Sa sksndal e pa kuptim i ke shkrimet moj qimete. I qepoi..e te tjera e te tjera, ik q.u qimete.
Andi, mbase Kimetja nuk meriton sharje kaq vulgare, por të kuptoj shumë mirë.
Te acaron nervat kur shkruan. Sikur ka marre angazhim qe të shkruajë artikuj të palexueshem.
Ose, mbase i shkruan per vete. Por kur shkruan per vete, nuk i boton ne gazetë.
Moj po , mire moj mire, por cfare d.m.th. ´e qepoi´ ??
Fjalori i gjuhes se sotme shqipe ( faqe 1598) fjalen qepoi e spjegon keshtu: ” godit me dicka qe eshte me majë a me thep; qelloj. E qepoi me shkop.
Ky munde te nderhyje ne problemet qe nuk kane lidhje me funksionin kur jane ceshtje private ndersa ne zyren ku ajo punone ky nuk eshte asgje .
Njerez me kulturen tribale
Andi,ti jo vetem qe je analfabet ,por je edhe qelbesire….
Qepoi,do te thote hengri qepe,ha ha ha shqiptar turkoshak qe nuk dine shqip.
Shqip nuk din ti prandaj hape fjalorin e gjuhes shqipe dhe meso pak.
Lopa Vjosa Osmani ka mare dore nga miku i saje Ilir FLORIRI…. na mbyten hajdutet ne te dy anet e kufirit, sa te pa fat jane shqipetaret….
Kjo eshte gazetarja me e madhe me e drejteperdrejte dhe me me personalitet. Pergezime Kimete.
Kam harxhon nje deputet.Mos kerkoni valle qe dhe Vjosa te marri malet me kembe si Likja apo me biciklete si Lal Eri?
Qeveria e Kosoves ben pagesen te gjithe deputeteve qe nuk jetojne ne Prishtine. Pra sa here qe ka seanca ne parlament dhe deputeteve ju duhet qe te udhetojne nga qyteti ku jetojne per ne Prishtine, eshte rregull qe te kompensohen per shpenzimet e udhetimit. Problemi qendron se Osmanka genjeu. Ajo mori rreth 4000 euro kompenzim per gjoja udhetimet qe i beri nga Mitrovica per ne Prishtine, nderkohe qe ajo nuk jetonte ne Mitrovice por ne Prishtine.
Prandaj znj. Berisha me te drejte shkruan kunder presidentes dhe burrit te saj i cili u inatos me faktin qe genjeshtrat e te shoqes i dualen ne shesh dhe te gjithe gazetaret i shau.
Per te gjithe komentuesit qe kane verejtje per shkrimin e gazetares,kuptojeni qe ajo eshte nje gazetare e Kosovës dhe shkruan per lexuesit e Kosovës. Është tjetër pune qe Tema e boton edhe per lexuesin e Shqiperise dhe kush nuk e kupton dialektin e saje nuk ua ka fajin njeri.
plako
nuk ka rëndësi si e ka shkruar,rëndësi ka çfar ka shkruar!!
pra dhe vjosa “dosa” na qënka përlyer,dhe me sa??
me 4 mijë euro??
hajdute e dobët!!
por mbi të gjitha,politikane budallaqe!
nuk është se ka pasur ndonjë zgjuarsi në drejtime të tjera,por të paktën duhej ta kuptonte se në politikë,sidomos atë erdoganiste,gjithçka rregjistrohet dhe nga njerzit e vetë e jo më nga “aleatët”,për tu përdorur si mjet shantazhi!!
Te falnderoj Z. Kimete , per gjykimin qytetar , qe te karkterizon . . E meriton kete detyre , ne sherbim te drejtesise dhe lirise se fjales . Ne Shqiperi vetem nje gazetar , ja perplasi ne fytre Berishes . Ti je e treta , pas Mero Bazes . Je e zonja e profesionit . Mikja e Popullit . Me konsiderate te larte : Zgalem
Z.Andush lexoje sakt Kimeten ecila shkruan ne dialektin e popullit te vet…
E merr gazeta Tema dhe e riboton…deri ketu jemi ne rregull
..
Kimetja eshte shum e pavarur dhe shqipen letrare e shkruan tmerresisht sakte…
Eshte e vetmja qe levron kete lloj zhanri ne gazetari…
Respekt per gazetaren….
Per 4mij euro naft behet fjala,,po shum LURE PO ME DUKET NE KRAHASIM ME ATA TE TJERET QE KAN VJEDH MILIONA,,KJO NUK ESHTE GJE TJETER VECSE ZHURME PER ASGJE…TURP TJU VIJE,,KUSH JU PAGUN JUVE ME BO GJITH KET ZHURME,,BUCE
Dakord por “ai qe te vjedh vezen, te vjedh edhe kaun” thote populli.
Sot tolerohet nafta, neser dicka me e madhe… e po te vazhdoje keshtu Kosova pastaj behet si Rep e Shqiperise; vendi me i korruptuar ne planet, ku ke frike te vizitohesh nga mjeket nen 40 vjec se i kane dipllomat fallco ?
@dinjiteti
1-E ke komplet gabim. Nuk ka kyptin “kjo eshte e qire dhe kjo tjetra pak e qire. Shqipja i dallon qarte keto nocione. ose eshte kurve ose e ndershme. Edhe kjo pune nuk ka rendesi sa vodhi . Ti je gabim se i nderton hajdutet me shkalle.
2-Gabimi i dyte i math I joti, qe nuk vete me kete vjedhje “te vogel” te Vjoses eshte hunda e madhe e Vjoses qe nepermjet burrit ben presion gazetareve. Pra per nje vjedhje te vogel, burri i saj ben nje tollovitje aq te madhe sa rrezon themelet e shtetit.
3- edhe ne natyre furtunat nuk jane furuna qe ne fillim. Ato fillojne nga elemente te vegjel, te pallogaritshem dhe ne fund shkaterrojne gjithcka qe gjejne perpara.
4-Te tera keto ti thashe te te them se je gabim, por ne asnje menyre se ke te drejte kur thua qe Vjosa ka vjedhur vetem 4000 dollar. Nga e di ti? I ke mbajtur pishen? Ke vene dhe pseudonimin dinjitet. Kjo eshte hipokrizi.
Ia qepoi vetes do të thotë ia bieu, ia veshi, goditi, shenjestroi veten.
Zoti na ka fale natyren e bukur por nga ana tjeter na ka mallkuar me politikanet qe na udheheqin
Ashtu eshte siç thua moj Kimete,bukur fort. Dhe nese do qe te te kuptojne te gjithe te lutem shkruaj ne gjuhen standarte sepse ne dialekt te kuptojne vetem gjysma e kombit. Hajt te heqim dore njehere e mire nga kjo menyre e te shkruarit me dialekt. Kudo ne bote shkruhet ne gjuhen standarde. Bile ne vendet si ne Evtope denohesh nese nuk shkruan ne gjuhen standarte .
Pra per temen qe ke trajtuar, ty te lumte. Pergezime!
Tungjatjeta!
Ashtu eshte, gjuha flitet me dialekt po shkruhet sipas rregullave!
Megjithese ne parim nuk eshte keq qe edhe shqiptaret e Rep se Shqiperise te zgjerojne pak horizontin e te pasurojne gjuhen me fjale nga dialekti i Kosoves.
Respekte nga shqiptari i Tiranes
Te pergezoj moj GAZETARE qe ke force te ngresh ZERIN per karburant, kur Politikanet e tjera kane MILIARDA. SI nuk e ngriten ZERIN kurre gjate Hashim Thacit, dhe pordhitikaneve te tjere per miliona e Tyre.???
Fjala ,,qepoi,, ose ,,qëpoi,, përdoret si sinonim për fjalët: e/i goditi, i ra, i mëshoi…
O gjakovar , do te jete fjale serbe , se fjalori shqip-shqip , qe sapo e shfletova , nuk e permban fjalen”e qepoi” .
Vjedhja eshte ne DNA-ne e shqipove turkoanadollake tribale… Ja dhe zakoni i turkoshqipove: I riu po nuk beri nje vjedhje “te mire”, nuk i jepet nuse, pra nuk mund te martohet… Nuk e di si e kini ne
Peshtan, o Mero xhani… Prandaj dhe e deshen Pavaresine kosovaret, qe te jene te lire te ushtrojne “doket dhe zakonet” e tyre shekullore pa i ngacmuar askush…(!?) “Patriotet” e Meros, Benat, Taulantet etj. do te shajne ne menyre vulgare e me gjysma rrokjesh si arabisht, se ate dine te bejne, por e verteta eshte kokeforte dhe mbetet… Kete e ka kuptuar dhe populli kosovar (dhe shqiptar), qe merr nje flamur (ose ben tatuazh nja shkabe) dhe iken nga syte kembet neper bote…
Jane te verteta ato qe shkruajne komentuesit . Perderisa znj. Kimete boton nje shkrim ne gazeten “TEMA ” vete kryeredaktori nuk duhet ta lejoje , pasi ne radhe te pare kjo gazete botohet per ate pjese te vendit qe flete gjyhen zyrtare .Kjo mendoj, se nuk eshte dicka qe nuk rregullohet . Ajo qe une vleresoj tek znj . Kimete eshte guximi per te trajtuar probleme te tilla . Ne nje fare menyre ajo eshte bere nje opozite e rendesishme e kesaj qeverrije dhe per kete duhet falenderuar .
Po anatemojme njeren pale pa e degjuar ate.
4000 euro qe thuhen, jane shpenzuat per karburant nga presidentja apo presidenca dhe per cfare gjatesie kohore behet fjale.
Me ben pershtypje ngulmimi i gazetares per te futur ne sherr presidenten me qeverine, nje perpjekje sa feminore aq edhe primitive.