Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion.
Basha pritet të merret në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro në qershor 2018 në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë. Në lidhje me këtë çështje gjykata e Tiranës dënoi Ervis Vladin, si personi i cili i futi këto shuma për akuzën e “Mosdeklarimit të të hollave në kufi”.
Edhe pse ndaj Lulzim Bashës janë lëshuar disa thirrje për të dëshmuar nga prokuroria e Belgjikës gjatë periudhës nga shkurti i 2019 deri në mars të 2020, përgjigja e tij për të dëshmuar ka qenë zero.
Uau, historike! Kjo eshte hera e dyte qe Luli paraqitet ne prokurori(nje here mbas 8 Janarit dhe tani, me perpara merrte raporte per dhimbje barku). Duket drejtesia vertet po funksionon. ?