Kim apel deputetëve: Lini mënjanë politikën dhe votoni zgjatjen e Vettingut, nuk është hile

10 Shkurt 2022, 10:19Politika TEMA

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një reagim në rrjetet sociale iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me një apel për të votuar zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

Kim në reagim e saj thekson se shpesh amendamentet për zgjatjen e vettingut keqinterpretohen dhe kthehen në çështje politike, por që në të vërtetë është një hap i rëndësishëm.

“Amendamenti për zgjatjen e vettingut del para Kuvendit. Disa e kanë keqkuptuar ose keqinterpretuar atë si një çështje partiake ose një hile, por në fakt, është një vendim i rëndësishëm që kapërcen politikën e përditshme. Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën dhe të votojnë për ?? në??. Ne jemi me ty”, shkruan Kim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje