Partia Demokratike a vendosur të votojë pro zgjatjes së organeve të vettingut.
Pasi konfirmoi votën pro zgjatjes së organeve të vettingut duke marrë në këmbim komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar deputetëve të PD-së duke arsyetuar vendimin e marrë.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se sot nis puna per ty reforma të rendësishmë dhë qe janë prioritet për Shqipëerinë dhe demokracinë prioritete per PD, Reformen Zgjedhore dhe atë Territoriale.
Ndër të tjera, kryedemokrati tha se zgjedhjet e lira dhe të ndërshme janë prioriteti i PD-së.
“Sot nisim punën për dy reforma të rëndësishme dhe që janë prioritet për Shqiperine dhe demokracinë, prioritete për PD, reformen zgjedhore dhe atë territoriale.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioriteti ynë. Ne duhet të bëjmë gjithçka, të konsultohemi me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj, në mënyrë që të ndërtojmë mekanizmat e duhur për të garantuar që vullneti i zgjedhësve të mos deformohet, si deri më sot, nga shitblerja e votës, bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi administratës dhe fondeve publike.
Prioritet i yni është reforma territoriale. Grupi i punës së bashku me deputetët do të nisin një tur konsultimesh në të gjithë vendin, për një ndarje të drejtë administrative, për të fuqizuar pushtetin vendor dhe për të ofruar shërbime publike me cilësi të mirë”, ka deklaruar Basha.
Bravo, keshtu ivjen fundi ndikimit sllavo-lindor