Nga Eduard Zaloshnja
Qysh kur Basha u zgjodh kryetar i PD-së më 2013 (me përkrahjen pothuaj të hapur të Berishës), qarkullonte nëpër kafenetë shqiptare thënia e kthyer në mit: “Po të kundërshtojë Berishën, Bashën e ndalon tek dera edhe roja e ShQUP-it”. Në fakt, ky mit ishte ndërtuar mbi përvojën e ish-kryetarëve formalë të PD-së në të shkuarën, si Eduard Selami e Tritan Shehu.
Por dështimi Berishës më 6 janar për të marrë në zotërim SHQUP-in përmes “përmbaruesve demokratë”, siç i quajti ai 44 mijë votuesit e pretenduar të referendumit të 18 dhjetorit, e rrëzoi mitin e mësipërm. Dhe nuk ishte Policia e Shtetit shkaku kryesor i mosmarrjes në zotërim të SHQUP-it nga Berisha – ishte pjesëmarrja shumë e ulët në protestë e 44 mijë “përmbaruesve” të pretenduar prej tij…
Në pamundësi të marrjes në zotërim fizik të SHQUP-it, Berisha ka shansin të tregojë se ka në zotërim elektoratin opozitar, përmes votimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Të mos harrojmë se më 6 mars do të votohet në dy bashki veriore, dy të Shqipërisë së Mesme, një gjysëm jugore, dhe një jugore – për më tepër, Durrësi dhe Vora janë bashki me shumë banorë të shpërngulur nga të gjitha krahinat e vendit).
Që ta demonstrojë zotërimin në elektoratin opozitar, Berishës i duhet që kandidtët e përzgjedhur përmes “primareve” të tija (e të përkrahur nga LSI-ja) të kenë një epërsi dërrmuese ndaj kandidtëve të SHQUP-it zyrtar. (Bëhet fjalë për garën në gjysmën opozitare të elektoratit të 6 bashkive, sepse gjysmën tjetër e zotëron Rama përmes patronazhistëve, që sipas tij, e kanë filluar punën tashmë në terren.)
Së afërmi pritet të publikohen sondazhe statistikore rreth shpërndarjes së votave ndër kandidtët e ndryshëm të 6 bashkive, e kështu, do të kemi një ide të përafërt sesi do të ndahen votat mes kandidatëve të Berishës e të Bashës. Sidoqoftë, sondazhet që janë publikuar deri më sot në nivel kombëtar tregojnë se mes vetë Berishës e Bashës nuk ka një diferencë të madhe në përkrahje popullore, sidomos pas 8 janarit…
Po pse nuk i boton qe tani te dhenat, ti i ke gati ato meqenese patrozhanistet e Rames kane filluar punen, keshtu merrjua atyre dhe botoj tani. Keshtu na qeteson ne duke na dhene lajmin qe shumica eshte me Bashen. Cdo gje qe te shkruash, vemje mbetesh ne syte e atyre qe u sherben dhe atyre qe i lufton!
O Zaloshnje sondazhet ti I ben ne Banjo….pyet anetaret e pd jo Shqiptaret…se anetaret e pd jane me Bashen dihet….une vete nuk njoh ndonje anetar pd qe te jete me Bashen….