Nga Enver Robelli
Për 92 vjet ekzistencë shtëpia e Xhafer Devës më së paku ka qenë e tij. Për arsye të njohura. Pas Luftës së Dytë Botërore shtëpia ka qenë ambulancë dhe strehimore për familjet e pastreha. Mendoj se institucionet e Kosovës kanë bërë gabim kur e kanë reduktuar atë në “Shtëpia e Xhafer Devës”. Ministri i Kulturës i Kosovës sot shkroi se “nuk është e thënë që duhet ta mbajë këtë emër me çdo kusht”. Ky është një hap i duhur në drejtim të duhur.
Rrënimi i ndërtesës nuk është zgjidhje, sepse po të bëhej kjo, atëherë duhet rrënuar gjysmën e Berlinit, të Romës dhe të Tiranës për shkak se aty kanë lënë gjurmë arkitektët nazistë apo fashistë. Në Tiranë nuk e kanë rrëzuar ende shtëpinë e Enver Hoxhës. Aty madje shkon gati komplet qeveria e Shqipërisë për të marrë pjesë në aktivitete kulturore. Gjatë sundimit të Enver Hoxhës janë vrarë së paku 6 mijë shqiptarë. Pa i përmendur viktimat e tjera (të burgosur, të damkosur, të keqtrajtuar, të terrorizuar). Kur flasim për historinë, duhet të flasim për të gjithë. Fakti që komunistët paskan qenë të rreshtuar në anën e drejtë të historisë deri më 1945, nuk i bënë ata më të mirë moralisht, sepse pas 1945 shumë prej tyre kanë kryer krime që janë të matshme me ato të nazizmit.
Reagimi i ambasadorit gjerman në Prishtinë ka mundur të jetë më i moderuar. Nuk mund të akuzosh njëherë autoritetet për falsifikim të historisë, e pastaj të thuash se ambasada gjermane ofron ndihmë për kulturën e memorizimit në Kosovë. E kundërta është dashur të ndodhë, sepse lajmi se po restaurohet kjo shtëpi ka qenë në media ngaherë.
Në Austri restaurohet shtëpia e lindjes së Adolf Hitlerit dhe askush nuk e akuzon Austrinë për revizionizëm historik. Sa i përket shtëpisë në Mitrovicë: në kuadër të restaurimit mund të vendoset një pllakë që përkujton se pronari i hershëm i saj ka qenë pronë e një bashkëpunëtori të nazizmit. Mund të ketë brenda ndërtesës edhe informacione të tjera mbi pronarin dhe kontekstin historik.
Në lidhje me reagimet e Serbisë: ato janë të pritshme dhe në funksion të propagandës tradicionale. Pse autoritetet e Beogradit nuk e kanë rrënuar këtë shtëpi gjatë kohës sa kanë sunduar në Kosovë? Vetëm kjo pyetje e demaskon dyfytyrësinë e propagandës zyrtare dhe paramediale serbe. Në përgjithësi mund të thuhet se do të ishte për t’u përshëndetur nëse diplomatët gjermanë do të ishin po aq vigjilentë në dënimin e rehabilitimit të çetnikut Drazha Mijahlloviq në Serbi apo në dënimin e glorifikimit të përditshëm të kriminelëve të luftës në Serbi.
Sa i përket Kosovës: polemika aktuale mund të shërbejë për një debat më serioz mbi trajtimin e figurave që kanë luajtur role të ndryshme gjatë historisë.
Mehmet Shehu me banden e tij vrau mbi 100 luftetar te Ballikt te kapur rob ne Lushnje.
Enver Hoxha lejoj qe forcat e Titos te kalonin neper Shqiperi 4000 te rinj nga Kosova te cilet me pas u ekzekutuan ne ate qe quhet masakra e Tivarit.
Qellimi i Xhafer Deves ishte i njejte ishte lufta ndaj Komunizmit sepse Xhaferi e dinte cfare ekeqe do vinte prej Milladinit e Dushan Mugoshes.
Dhe Shqiperia e pagoi rende me Komunizmin .
U ndertua regjimi me i dhunshem ne bote.
Amerikanet e vleresuan Xhafer Deven i dhane titullin Profesor.
Ndersa Shqiptaret vleresuan plehrat Komunist prandaj jane ne kete gjendje.
Pra eshte koha qe te vleresohen keta patriot te medhenj te cilet e paskan nuhatur humneren ku e futen Serbet me Komunizmin qe mbollen Shqiperin.
Taulant ke problem me koken kap nje doktore shoku se na dhjeve gazit .
Nuk ta ka fajin njeri qe nuk kupton dhe nuk lexon, o moter.
Xhafer Deva ishte TRADHETAR. Fatkeqesisht shpetoi ndeshkimit. Vrasjet qe beri ne TIrane dhe bashkepunimi me SS e bejne fajtor dhe te damkosur per gjithe veprimtarine e tije. Keta palo pall historian,, nga urrejtja per komunizmin, po vleresojne tradhetaret e kombit. Absurditet.
O Taulant,o pallë K……,me K të madhe!
Mirë ky XHafer Deva që luftoke kundër komunizmit bashkë me gjermanët,po SHBA dhe Anglia që luftonte kundër Gjermanisë dhe gjithë bashkëpuntorëve të tyre,komunizmin ndihmonin?!
Po aman bre më thuaj kush je se jam shumë kurioz të të njoh se sa bole je!
Sakte!
Bashkepunimi i Ballit me greket
Letra e Mitat Frasherit derguar Dhimiter Falos me 10. 05. 1944, per “Federaten Greqi-Shqiperi”
Kjo marreveshje midis Greqise dhe Shqiperise u pergatit nga nje komision perfaqesuesish :
1. Xhavit Leskoviku – perfaqesues i Qeverise kuislinge
2. Koco Kota – perfaqesues i Legalitetit
3. Dhimiter Falo – Perfaqesues i Ballit
4. Koco Tasi – perfaqesues i Ballit
5. Selman Riza – perfaqesues i Kosoves
Ne letren qe kryetari i Ballit, Mitat Frasheri i dergon Dhimiter Falos ne Selenik ne 10. 05. 1944 shkruhej :
… ju falemi per gjithe sa keni bame deri me sot dhe kemi shume shprese qe me aktivitetin t’uej te gjejne nje perfundim te mire tratativat per marreveshje. Vime tash te pikat mbi te cilat do jete bazue marreveshja e jone ;
1. Mbasi ceshtja e lidhjes ne forme federative varet nga mundesite e mbasluftes, prandaj te dy palet marrin angazhimin qe sot se jane te disponuem per realizimin e ktij projekti …
Pak kohe me vone gazeta greke “Vradhini” Athine 1944, shkruante: “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte perfundimisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit, në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Greqinë”.
Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
“…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
“Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”
Per ty Robell.
Kam vene re se ne shkrimet e tua hiqesh sikur i di gjerat mire lidhur me historine e Shqiperise ( dhe te Kosoves ). Ne te vertete, je skllav i pasioneve te tua dhe i mashtrimeve te ” historianeve demokrate ” te Tiranes. Regjimi i Hoxhes ne Shqiperi ka bere shume faje dhe krime, por shifra e 5-6 mije te vrareve eshte nje genjeshter e madhe sa mali i Korabit. Jo vetem pse kjo eshte nje shifer e genjeshtert ne pergjithesi por, mbi te gjitha sepse ne ” numrin e te vrareve ” nga regjimi nuk mund te futen ( si mekate ) as te vraret si bashkepunetore te pushtuesve italo-gjermane, as spiunet, sabotatoret dhe terroristet e pas 1945 qe s’lane gje pa bere ne sherbim te zbulimeve te huaja, kryesisht jogosllavo-greke por edhe te vendeve te tjera. Te vraret nga sistemi dhe qe e akuzojne vete regjimin jane vetem ata qe jane denuar padrejtesisht ( shembulli me i qarte jane 22 personat e denuar me pushkatim pas te quajtures ” bombe ne ambasaden Ruse ne Tirane ” ) apo ata qe jane denuar me denim kapital per krime qe i kane kryer por qe s,meritonin denim aq te larte, si dhe ndonje individ qe provohet se eshte ekzekutuar pa gjyq. Te tjeret qe jane vrare sepse kane ngritur pushken kunder pushtetit nuk ua ka kush fajin. Provoje ti Robell po deshe, ne Gjermani apo Zvicer, te perdoresh armet kunder autoriteteve shteterore dhe shihe pastaj cfare denimi merr. bashkepunetoret e gjermaneve nuk vrane per demokraci as atdhetarizem sepse pushtuesi gjerman, se pari ishte nje diktature kriminale dhe, se dyti, ishte nje i huaj qe kishte pushtuar vendin. Pra, ” viktimat ” e komunizmit, te denuar si kolaboracioniste, nuk ishin as demokrate dhe as atdhetare. Perrallat perpara pjates se makaronave qe hahen sot ne Perendim, vetem diskreditojne perralletreguesit e tyre.
O ju dhjefte Xha Temja ne surrate ju hajvanet e Botes?
O Enver o trape i ldk Serbe .
Diktatori Hoxha nuk shkoje ne kosovo dhe masakroje Shqiptare diktatori cliroje vendin nga nazizmi dhe nuk ishte bashkpuntore .
Si do ndihesh ti o kosovo-centisme nese ne Shqiperi i behet nje statuje Sllobodan Milloshevicit kuptohet do thoshe jo pasi Milloshi ka masakruar ehhh te njejten ka bere edhe Xhafer Deva o bukuroshe faji nuk eshte juaji por i Edi Rames qe nuk ju tregon vendin .
Ajo shtepi duhet prishur eshte turpi kosoves
O i pagdhendur, muzhik.
Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste sllavo-komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste e sherbetore te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?
Enver Rondelja, sa për dijeni, në kohën e komunizmit, u vranë 4852 persona. Sado që kërkuan ta rritnin e ta rritnin numrin, deri këtu arritën.
– Dhe numërimi ka filluar që në shtator 1943. Kjo përkon me kohën kur u larguan italianët dhe erdhën gjermanët.
# Pra numërohen ballistët e vrarë në luftë si bashkëpunëtorë të gjermanëve.
Sa ballistë ishin? Këtë asnjë dokument nuk na e thotë me saktësi.
#Po kështu këtu futen edhe të ashtuquajturit diversantë që u vranë në përpjekje me forcat e mbrojtjes popullore.
# Në atë numër futen edhe të dënuarit për krime ordinere, për vrasje për gjakmarrje, vrasje të ndryshme apo vjedhje.
Sigurisht që ai numër nuk është i vogël, por ti e di sa u vranë në ish- Jugosllavi apo Rumani. Shumë herë më tepër se në Shqipëri, krahasuar gjithmonë me numrin e popullsisë.
Dhe sa për Xhaferr Dedën, ambasadori gjerman revoltohet për trajtimin që i bëhet HOLOKAUSTIT.
Dhe gjermanët e dinë më mirë se kushdo se ku janë përndjekur e masakruar hebrenjtë. Dhe kjo është një gjë e shëmtuar për shqiptarët e Kosovës.
Kjo gjë nuk po thuhet sot. Është thënë kaherë. Dhe këtë e dinë mirë edhe në Izrael. Dhe ata çuditen, ndryshe shqiptarët në Shqipëri dhe ndryshe ata në Kosovë.
As Xhafer Deva dhe as shqiptaret e Kosoves nuk masakruan hebrenj. Po te ishte ashtu Xhafer Deva kurre nuk do te pranohej te punesohej ne nje universitet hebre te Kalifornise. Po te ishte masakrues i hebrenjve z. Deva kurre nuk do te gezonte azilin politik ne SHBA dhe kurre nuk do te trajtohej si aleat shume i rendesishem i Amerikes.
Robell…ju vemjet e mbetura titiste boll me ierini idiotizmat.
Shtepia e E .Hoxhes ishte che mbeti prone shteterore.Sa per te vraret ,kujtohu pak kur batalionet e ,,gegeve,,bashke me gjermanet digjnin e vrisnin ne Shqiperi pa meshire.Nderkohe ishin djemte e UCK qe u frymezuan e organizuan nga dheu meme qe filluan luften dhembe per dhembe me serbet.Po te ishte per ju , che gandizmin e Rugoves,Kosova edhe sot do te ishte nen thundren serbe.
Po te ishte per rugovat dhe robelat sot Kosova do ishte pa shqiptare
Mos i harro as bemat e Shefqet Pecit i cilli ne Kosove se bashku me vellezerit serbo-malazias digjte e vriste shqiptare te Kosoves.
Xhafer Deva nuk ka vrare partizane ne lufte por ka ekzekutuar civile. Sa per pyetjen se perse serbet nuk e shkateruan shtepine e tij kur kishin pushtetin po te jap une nje nder pergjigjet qe mund te gjenden .Per te treguar se ky person krijoi nje batalion SS. Pra cdo gje qe njollos shqiptaret armiqte tane e ruajne me fanatizem. Por njollen me te madhe ja veme vetes qe e kemi bere lemsh historine tone duke ngritur tradhetaret dhe duke njollosur heronjte. Duhet ta kemi mallkim se nuk mund ta shpjegoj ndryshe.
Duhet qe ne Tirane te vendosim rruge me emrin Sllobodan Milloshevici pasi per koqevaret masakra dhe terrori qenka dicka normale .
Ata qe kane mare ne mbrojtje kriminelin Xhafer Deva jane nje grupe antishqiptare pro Serbe te vendosesh emer rruge emrin e nje krimineli qe ka masakruar 86 qytetare te pa fajshem Tiranas eshte absurde.
Nuk po gjykojme kete kriminele si kundershtare politik te E Hoxhes te jesh opozitare eshte normale po ky kriminele ka vrare ka masakruar ky ka kolaboruar me pushtuesin naziste .
Si quhet ne kosove dikushe qe ka bashkpunuar me Serbin ne djegjen dhe masakres ne kosove jam kurrioze ta di ? Hero apo tradhetare
Tmerresisht i sakte dhe me fakte. Tek ne ka marre revan fashizmi dhe kolaboracionistete rinj “moderne” qe cdo nate shperbdajne helm e vrer, dhe 2-3 historiane kur ndodh qe thirren ne tv me miresjellje se mos i lendojne, bejne debat te bute per historine. Gjerat duhen thene ashtu si kane ndodhur, pa zbukurime.
Me pelqeu info i nderuar informacion
O njerez historia eshte shkence e jo politike! Kush nga ju qe komentoni keni mbaruar per histori? Asnje! Lerjani historine historianeve e meruni me buken e gojes se perditeshme! E mos haroni se ka mbi 50 vjet qe ka mbaruar lufta e dyte boterore!