Një kujtesë për Berishën dhe berishistët

6 Shkurt 2022, 21:45Blog TEMA

Nga Ergys Mërtiri 

Berisha dhe berishistet akuzojne Lul Bashen per humbes serial, por ne fakt, nese ka nje humbes ekzemplar politika shqiptare ne historine elektorale te pas-komunizmit, ky eshte Sali Berisha.

Ai e ka shtyre opoziten drejt nje strategjie te gabuar, jo fituese, qe ne fakt i ka sherbyer me shume interesave te tij personale. Ai ka ndikuar per ta orientuar opoziten drejt mjeteve te rruges, perplasjeve te kota, tensioneve te panevojshme dhe politikes se bojkotit, cfare e ka dobesuar ate, si ne peshen e saj institucionale ashtu edhe ne ate publike, ndersa ka prodhuar frustracion tek mbeshtetesit.

Ai eshte pergjegjes per kontributin e dhene ne mbajtjen e partise ne batakun e 2013-s duke pretenduar te rivije ne pushtet me te njejtet njerez. Fakti qe pikerisht keta njerez te konsumuar po e ndjekin sot me perkushtim, tregon se ata njerez kane mbetur ne politike, pikerisht per shkak te Berishes.

Me politiken e tij arrogante, me gjuhen e fyerjeve, lincimeve, akuzave pa fakte, shpifjeve, teorite e konspiracionit, ai reflekton nje kulture politike qe i ben shume njerez te mos ndjehen te perfaqesuar. Ne tre dekada ai ka akumuluar aq shume braktisje, sa ai nuk mund te jete kurre me nje faktor bashkues apo zgjerues i shtratit elektoral te se djathtes.

10 komente në “Një kujtesë për Berishën dhe berishistët”

  1. TNT says:

    Bravo Ergys , eshte nje provincial qe nuk mund te perfaqesoje asnje njeri se eshte i Vetem me ate status

    1. Realist jo socialist says:

      Po qe per zgjedhje Saliu Basha iliri Monika nuk vijne kurre ne pushtet. Ne vitin 92 poulli votoj per ndryshimin dhe pesoj zhgenjimin me te madh qe te jep poliika e klaneve krimineleve dhe hajduteve .Socialistet nuk votohen sepse jane te persosur se dhe ata kane hajdutet e tyre por sepse kane pak me shume pergjegjesi karshi elektoratit te tyre. Bejne pak ndryshim Ose jane e keqja me e vogel.
      Pushteti i merret socialisteve vetem po lindi nje alternative e re pa fölliqesira nga te dyja palet.

  2. kthhh says:

    Fitorja spektakolare e Berishes ne vitin 1992 eshte fitore e ambasadorit amerikan Ryerson(njeri i besuar i Kissinger dhe i lidhur fort me lobin serb) qe ishte i pranishem ne c’do miting te Berishes dhe bente propagande per fitoren e agjentit serb Penicilina(Sali Berisha dhënderr i Milica Bulatovic)

  3. Balo says:

    Shumë e vërtetë!

  4. Bubuzhel Berati says:

    Mos u lodhni kot Shqiperia eshte e majte ajo e djathte qe u krijua ishte fallco ka thjeshte emrin e djathte nje e djathte e drejtuar nga nje komuniste eshte paradoksale
    Shqiperia nuk ka kaluar sistemin borgjeze , borgjezia nuk ka egzistuar fare nese do kishte egzistuar borgjezia do ishte krijuar nje klase nje shtrese nga feudalizmi ne kaluam direkte ne komunizme ku njeriut ju krijua mundesia e elektrifikimit se ndricoheshin me kandile nuk kishte spitale rruge .
    Kam vizituar para shume kohesh Cekin capitalin Prague pamvarsishte qe jetuan ne sisteme totalitare po Prague tregonte qe borgjezia kishte lene shenja ne ndertimin e qytetit eshe kur ra sistemi doli nje Vasllav Havel nje i djathte i mirefillte sot ne europe nuk degjon qofte edhe nje probleme te vogel qe munde te beje émigration Cek .

  5. emigranti says:

    problemi eshte sepse ne shqiperi nuk erdhi demokracia po fituan dhe udhehoqen te gjithe hajduterit kriminela komuniste dhe te presekutuar

  6. Vjosa.al says:

    Shumë të sakta konkluzionet e tua zoti Ergys Mërtiri
    Gjë që tregon, nëse tani po na thua vërtet ato që mendon, se për një kohë bukur të gjatë, kur PD ishte në rrugë, me molotovë e Çadër, kur digjte mandatet dhe bojkotonte zgjedhjet lokale, kur Berisha e Basha e Mona ishin grusht bashkuar dhe sulmoning e digjnin institucionet, kur sajonin skenare Babalesh dhe ushtronin dhunë verbale dhe reale mbi maxhorancën, pra për gjithë këto kohëra
    dramatike dhe rrënuese për shtetin shqiptar dhe perspektivën e çeljes së negociatave me BE-në, ti Mërtiri ishte bashkë me taborret mediatike berishiane çdo mbrëmje nepër studjot televizive si megafonë të këtyre politikave, si avoketër të dhunës dhe nevojës për përmbysje të maxhorancës me revolution, të nxirjes se situatës në vënd, etjera etjera, pra mashtroje çdo mbrëmje opinionin publik shqiptar.
    Më e pakta, duhet të bësh publikisht mean culpa për vete, për mashtrim.
    And you are not the only one!
    Gjithësesi, të përshëndes për shkrimi e sotëm: absolutisht i saktë!
    Më mirë vonë, se kurrë.

  7. Shqip. says:

    BB keni shume te drejte, Shqiperia mbetet e majte ne gjithcka, por nuk eshte kjo zanafilla e problemit. Shqiperia nuk ka patur kurre, per arsye nga me te ndryshmet, njerez te ditur dhe te drejte qe ta udhehiqnin. Heret a vone, te shpresojme, do dalin njerez te tille, qe te na perfaqesojne denjesisht e qe te punojne ndershmerisht. Te shpresojme heret dhe jo kur vendi te jete braktisur nga te gjithe shqiptaret. Eshte e veshtire sepse ligesia e dinakeria jane shpesh kusht per te ecur ne jete e jo me ne politike ku jane domosdoshmeri (ne te gjithe ata patriote te vertete qe pati lufta e 1944, mbijetoi me i ligu). Gjithsesi per momentin le te kenaqemi me faktin qe pavaresisht se figura historike e vetme e padiskutueshme e kombit tone ndalet te Gjergj Kastrioti, pas tij pavaresisht se askush nuk ka qene i denje per te na perfaqesuar, dhe pavaresisht se kemi qene te sulmuar nga cdo shtet ballkanik, dhe ne 77 vitet e fundit kemi sulmuar njeri-tjetrin me shume se kurre, pavaresisht nga kjo, ende ne shqiptaret gelojme mbi dhe. Populli jone meriton me shume se cfare historia na ka dhuruar, dhe nuk ka rendesi a jemi te majte, te djathte apo gri…. shpresa vdes e fundit.

  8. Selua says:

    Akoma besoni se PD fitoi në ’92????
    Për të evituar një KASAPHANË Kombëtare që parapriu me Shkodër’91
    me urdhër-porosi të Amerikës ju lanë zgjedhjet PD-së.

  9. Më fal Ergys , një korigjim të vogel desha të t’ë bëj : Populli ishte në kulmin e dëshpërimit në 1991-in , humbi , në 1992 Sh Ramiz e Z Rajerson j’a dhanë në tavolinë fitoren , nuk j’a dha populli , këtë e vertetuam zgjedhjet lokale të korrikut 1992 , natyrshëm lind pyetja , kaq shpejt i iku DESHPERIMI dhe URETJA popullit për atë sistem apo parti ?!!’
    Sa për ate qe ju e quani BASHKKRYETAR me Bashën , deri në 9 shtator Basha asnjë herë s’ka qënë KRYETAR , këtë ja thanë nëpër foltoret të gjithe bashkë, me ta bile i pari Berisha , duke e etiketuar KUKULL, MANEKIN , pa menduar shumë që në fakt i bëjnë dëm vetvehtes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje