“Shtëpia e Lirisë”, ose “Hajati Non Grata”

2 Shkurt 2022, 19:44Blog TEMA
“Shtëpia e Lirisë”, ose “Hajati Non Grata”

Aleanca e pritur Berisha-Meta, më shumë se emrin pretencioz, Shtëpia e Lirisë, meriton të pagëzoget, Hajati Non-Grata. Vite prej sot, në një Shqipëri më normale, kjo aleancë tipash në nevojë, do të duket si toponim fiksional, ngjashëm me Hanin e Dy Robertëve qe shfaqet në disa nga parabolat alegorike të Ismail Kadaresë. Dy personazhet më regresivë të politikës së sotme Shqiptare, nesër do tē shihen si ato arketipet e njohura të karaktereve komike të cilët tragjiken e tyre e paraqesin si gjëmë për publikun.

Ka një çast në politikë kur njeriu duhet të ikij prej saj në panik: është koha kur uragani kthehet në hordhi dhe populli bëhet turmë, mbushës sheshesh a foltoresh! PD-ja zyrtare, ajo me vulë dhe emblemë, humbi mhaft kohë duke i falur Berishës epitetin e pamerituar, “lider historik,” nderkohë që mund t’ja vuloste portretin me dy fjale më meritore, katastrofë historike! Një vonesë e tillë pati ndikim në opinionin publik që nisi ti shihte kadetët e shkollës politike të Berishës si “katete” të Trekëndshit të Bermundës…

Sado asnjanës dhe i distancuar të jesh, prapë mbetesh me një dhemshuri per naivet që ngulen në karrekullat e “Foltores” shëtitëse; ata edhe kur “mbreti bie,” për shkak të “burrnisë” tribale nuk thonë dot “rroftë mbreti!”

Kjo masë fatkeqësh është shumë e mefshtë për të qenë idealiste, por edhe shumë e sinqertë për t’a quajtur kombinim i të këqinjve. Më shumë se himnet a marshet, atyre ju shkon për shtat elegjia, si atyre dy ushtarëve të Napoleonit në poezinë e mēposhtme të Hajnes, përkthyer prej Nolit.

Me ta nuk bëhet shtëpi lirie por azil grenadiresh!

Grenadirët e Napoleonit

Për Franc’ u nisnë të dy grenadirët;

Na ishin zënë robër në Rusi,

Dhe në kufi të Nemces kur arrinë

Kokën e varn’ e zunë vaj e zi.

Dëgjuan lajmën q’u pikoj në xhan

Që Franca ish e humbur plotërisht,

Q’ asqer i Math ish mundur, mor aman,

Dhe Mbreti or Mbreti na u-zu jesir.

Ahere qanë hidhur grenadirët

Kur muarnë mandatën për vajtim;

Dhe njëri tha: “Ajme, zëmra më çiret,

Më ther një plag’ e vjetër pa shërim!”

Dhe tjatri tha: “Havazi mori funt!

Njëlloj të vdes me ty dhe unë dua,

Po kam foshnj’ e grua në katunt

Dhe do të mbeten udhëve pa mua.”

“Or mall s’të kam për foshnj’ e grua plakë,

kam një dëshirë më të lart’, o bir;

ngordhçin të gjithë rrugës liparakë,

kur Mbreti or Mbreti na u-zu jesir.

2 komente në ““Shtëpia e Lirisë”, ose “Hajati Non Grata””

  1. Jimi says:

    Dy kambere ne nje dere !

  2. Foltoriste, nga inati i komentuesve te Temes says:

    Ata qe ndjekin foltoren praktikisht apo virtualisht nuk kane nevoje per dhembshurine tuaj, por sidomos nuk kane nevoje te degjojne te vjellat tuaja. Mund te jene te kategorive te ndryshme por shumica e tyre nuk e kane majmur zverkun me gjakun e shqiptareve dhe tokes shqiptare sic kane 77 vjet qe bejne morrat e kuq te te gjitha niveleve por sidomos ata te politikes, dhe juve qe u mbani hisen. Po per dicka keni shume te drejte ju qe na cate menderen me foltoren e me non grata (sidomos me keto te fundit qe vazhdojne te mbeten PA FAKTE): populli dhe ata qe jane te zote ta bejne duhet t’ju bojkotojne, duhet t’ju hedhin ne plehra, jo me dhune por me ndershmeri, pune, organizim. Shqiperia e gjore e meriton te punohet per te, te luftohet per te. Po historia e verteton cdo dite qe keto te miat jane e do mbeten pordhe me rigon (fatkeqesisht).
    P.s Fakti qe Shqiperia eshte katandisur keshtu eshte i Saliut qe ne 77 vjet ka qene 13 vjet ne pushtet, i Metes (pa koment), i km (kryem i shkelqyer), i Enverit (pa diskutim shume fajtor). Me duket se fajin kryesor e kemi ne, ne te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje