Ore dini gjë se çfarë bëhet se unë nuk kuptoj gjë!

1 Shkurt 2022, 16:00Blog TEMA

Nga Artan Fuga

Lexoj në një media që ka botuar tekstin e koalcionin SH-L. Në fund shënimin : Koalicionin e drejton Partia Demokratike e përfaqësuar nga Komisioni për Rithemelim e Partisë Demokratike!!!

Tani ose unë nuk kuptoj nga logjika e Aristotelit, ose ka diçka në kompjuterin tim! Si përfaqësohet Partia Demokratike nga Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike?

Sepse kjo do të thotë që Komisioni pra ka si identitet të tijin rithemelimin e kësaj që quhet sot Parti Demokratike.

Pra, përfaqëson zhbërjen e kësaj partie që sot quhet Partia Demokratike derisa ta rithemelojë. Pra nuk mund të përfaqësojë atë që po e zhbën!

Edhe e rithemelon edhe e përfaqëson! Ka jurist që e pranon këtë? Mundet mundet diku ! Pastaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do një vendim gjykate sipas të cilit Komisioni i Rithemelimit përfaqëson Juridikisht Partinë Demokratike.

Se këto punë nuk bëhet as me vetëgjyqësi, dhe as me vetëshpallje. Ku është vendimi i gjykatës? – do pyesi edhe më i humburi, më servili, më i paafti anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor?

Ore dini gjë se çfarë bëhet se unë nuk kuptoj gjë!

8 komente në “Ore dini gjë se çfarë bëhet se unë nuk kuptoj gjë!”

  1. TURIEMIGR says:

    KE KOHE PROFESOR QE E KE HUMBUR LLOGJIKEN, TA KANE THENE PLOT NJEREZ DHE SHUME HERE

  2. Jon says:

    Cfare po ndodh, nuk eshte per kapacitetin tend. Keshtu e kote te te sqarojme. Bej nje balone dhe ngrije nga liqeni. Jo ne dite me shi, mire? Qejf i madh shume. Do kenaqesh presor.

  3. Demokracia says:

    Profesor, eshte nje pacavure! Kur nuk zgjidhin hallet e veta, pretendojne te zgjidhin hallet e te tjereve! Eshte per te vene duart ne koke qe te tille individe, qe kane bere katrahure, te kene goje dhe te shprehen per “rikthimin e Shqiperise ne legjitimitet”. Kur ka qene Shqiperia ne legjitimitet gjate periudhes qe kane qeverisur keta? Te gjithe e dime pergjigjen, te gjithe e dime shkakun perse Shqiperia jone e dashur eshte kjo qe eshte sot… fatkeqsisht te tille individe jane te pangopur

  4. Ndroqi says:

    Ah e kupton akademik e kupton, por do me tall menderen,ti I njeh me mire se kushdo metodat e Sali mut kriminelit,ai nuk e vret shume mendjen per keto teknalitetet e tua,prandaj dhe e quajne Sali Rrumpalla.

  5. Arber iliri says:

    Po se mos ke kuptuar ndonjëherë gjë ti o filozof,sidomos pas asaj teorisë së shumë të vërtetave për të njëjtin fakt Dhe kjo mbi atë teori është o Filozofi i madh me origjinë shumë fisesh.hahaha

    1. Muzaka i Ri says:

      O Profe, po duhet te jeshe trap osé militant i thekur si ky Sali- Iliri ketu me siper qe ta kuptoshe, mer vesh, je dhe profesor ti.

  6. DD says:

    Është shumë e komplikuar o profesor.
    Duhet mëndja e Nard Ndokës dhe e Flamur Nokës ta zbërthejë.
    Sigurisht edhe e Monikës, e cila, siç e pranoi edhe i shoqi, ka bërë për Lulin më shumë se ajo që Luli ka në krevat.
    Po një shtysë mund ta gjeni te ndonjë hall personal i Salës dhe Ilirit, që e kthyen LSI-në e vjetër në L-S-I, dmth Lidhja Sali-Ilir, dhe me që gruaja e Ilirit është modeste, i vunë emrin e gruas së Saliut .

  7. DinPaku says:

    Profesor! Le te perpiqem t’ju ndihmoje te orjentoheni ne kete çamur te nderlikuar: Degjo intervisten e presidentit ne “Now” te Erla Mehillit. Nqs edhe pas kesaj nuk arrin dot te kuptosh se ç’po ndodh ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve me perfaqesimin e SH.L. nga Komisioni per Rithemelim te P.D., me bej te ditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje