Protesta për Berishën dhe Ramën, por për kushtet, vetëm kur të vijë Godoja?!

30 Janar 2022, 21:45Blog TEMA

Nga Ben Andoni

PSD është një parti e vogël në Kosovë, që doli pas shkëputjes nga Vetëvendosja. Dardan Molliqaj që e kryeson organizoi të shtunën e fundit të Janarit një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Në një deklaratë të mëvonshme është shprehur se protestat kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike do të vazhdojë deri sa një vendim i tillë i qeverisë Kurti të zmbrapset. Po pse një situatë e tillë nuk ndodh me Shqipërinë, që ka një përvojë shtetërore shumë më të madhe dhe në demokracinë liberale po lundron prej 31 vitesh?!

Vështirë ta thuash, por kur shikon sesa lehtë është për politikanët të mbledhin turmat dhe sa vështirë për problemet e njerëzve të kap trishtimi. Kur mendon se për protestat politike ke një mobilizim të rrallë dhe ndërsa Berisha i përgatiste me skenar prej ditësh derisa bëri atë që bëri në 8 Janar, kurse Rama i mbledh me plan dirigjimi, atëherë të shqetëson fakti për atë element të demokracisë sonë që ka humbur: E drejta për protestë.

Në ditët e fundit po protestojnë banorët e “5 Majit” dhe “Laprakës” por pjesa tjetër e popullit është krejt indiferente sepse e keqja nuk ka ardhur ende tek ata.

Dhe, kur vjen, kërkojnë aleatë, por të tjerët sillen njësoj si ata.  Në fakt, harrohet se protesta e tillë është në fakt një ndjenjë për vetë ligjin dhe respektin e madh ndaj tij. “Një individ që e thyen një ligj pasi ndërgjegjja ia thotë se është i padrejtë dhe që e pranon pastaj me dëshirë dënimin me burgim për të ngjallur ndërgjegjen e komunitetit për padrejtësinë, në të vërtetë shpreh respektin më të lartë për ligjin”, shprehej Martin Luter King aktivisti i popullit me ngjyrë në SHBA.

Duket se meskiniteti, e përditshmja e ngarkuar, mungesa e solidaritetit dhe shumë faktorë të tjerë e kanë ngulfatur protestën në vend, kurse në fokus mbeten gjithnjë të vetmuar ata ose grupet shoqërore mbi të cilët mbeten problematikat.

Problemi është se shoqëria e sotme po krijon fasha shoqërore të fjetura që nuk u bën më përshtypje asgjë. Janë më shumë të ndjeshëm ndaj rrjeteve sociale dhe gjërave rozë ose dalldisë që pjell Berisha, paçka problematikave të mëdha që mbart.

Janë gati të vlerësojnë gjithçka të Ramës dhe aktivitetin më absurd, thjesht për të qenë prezent dhe mbi të gjithë për t’u dukur në syrin e superiorëve. Kurse shoqërisë tonë nuk i punon më asnjë buton, ku mund të marrë mesazhe për të ardhmen dhe për të protestuar ndaj padrejtësive.

Ndaj, sot, na ndërtohet pak metra nga fushëpamja dhe nuk kemi fuqi të kundërshtojmë, tjetërsojnë lulishtet dhe nuk kemi fuqi sërish, ashtu si shpronësohen në kohë rekord dhe pa-paralajmërim shumë nga bashkëqytetarët dhe nuk mundemi t’u bashkohemi në hallin e tyre.

Tek e fundit, na rroftë Berisha dhe të tjerët sepse ata janë vendi, kurse problemet e tjera janë thjesht kotësi. Do ia shpjegonte shumë mirë një grua te Ura e Lanës mbi Rrugën e Elbasanit një militanti të Berishës më 8 Janar: Ik shiko punët e tua, njeri. Mos shiko Berishën! Ai ka gjysmën e Tiranës…

Jo, sërish mjafton lideri dhe kaq. Ndaj protestat e Kosovës të japin një lloj shprese se edhe në Shqipëri mund të ketë një reagim…kuptohet kur të vijë Godoja. (Javanews)

3 komente në “Protesta për Berishën dhe Ramën, por për kushtet, vetëm kur të vijë Godoja?!”

  1. Jon says:

    A Ben, si nuk e kupton ti kete? Kaq e veshtire eshte? PD-ne e krijoi Ramiz Alia dhe ja delegoi njeriut te tij. Amerikaneve u eshte dashur te bashkepunojne me ate Parti edhe pse e dinin kete gje. Por gjithmone jane kujdesur qe cdo e mire qe mund te kete ardhur per Shqiperine, ti shkoje publikut. Fjala vjen, nese Berisha beri maksimumin per te mos hyre ne NATO, ata na futen. Nese u be maksimumi per te mos digitalizuar dokumentat, amerikanet dhe francezet e moren persiper dhe aprovuan udhetimin pa viza. Edhe pavaresine e Kosoves e shpallen kur ne Shqiperi ishte njeriu i Putin/Vucic ne pushtet. Po ate dite Bushi beri nje vizite ne Fushe Kruje, te cilen politikanet Shqiptare e kane kthyer ne qender krimi, dhe aty Bushi u shkri me popullin per ti dhene sinjal njeriut te Vucic/Putin qe po e bejme per keta dhe jo per ju. Amerikanet e dijne shume mire qe edhe Basha eshte njeriu i Berishes dhe strategjia eshte te perdoret Meta dhe Berisha per te lodhur dhe hequr nga pushteti Edi Ramen, qe te dale me pas Albini shqiptar, ne kete rast Lulzim Basha. Por asgje nga keto skane per te ndodhur. Partia Demokratike pas zhdukjes se Grupit Aktual parlamentar, me ndonje perjashtim te vogel, duhet rithemeluar. Individet rezerve si Agron Shehaj, Astrit Patozi, Jozefina etc duhet te zhduken nga skena politike. Te garantoj qe ne ate pike, vete shoqeria do te nxjerre opoziten e vertete, por jo per aq kohe sa Rusi dhe Serbet kontrollojne opoziten. Kaq e thjeshte eshte o Ben, se u lodhet 30 vjet, dhe spo beni nje analize te qenesishme, por ngelet me persihatje filozofike, jo kjo, po ajo. Sa per ata te 5 majit, skemi arsye te levizim fare, sepse nuk do habitesha fare qe te sponsorizohen po nga Sllavet te cilet kane bere kete pune me unzaen e re, me kendin e lojrave te liqeni dhe me cdo pune tjeter ne Shqiperi, nderkohe qe e degjeneruan Shqiperine me hidrocentrale te vogla, perfshi edhe nje perle si Valbona. Keshtu o Ben opinionisti apo analisti. Merr qendrim, mos rri ne tel gjithe kohes si ekuilibrist, po thirri gjerat me emrat e tyre sic jane.

  2. Tirona Kampion says:

    Ben eshte shume e vertete kjo qe thua sepse eshte e vertete thenia cdo popull meriton ata qe ka mbi koke.
    Kur them popull e them per ate popull qe vazhdon edhe jeton aty jo per ata qe ikin te kuptohemi ata njerez te cilet ikin se i mbyt ai ambienti aty jo ata qe ikin nga frika apo edhe per ate pjese qe ikin per te fshehur maskarlleqet qe kane bere apo i kane bere atij vendi pra une flas per njerezit e mire te shqiperise por edhe nje gje dua ta them qe shyqyr zoti gjithmon kane mbetur edhe njerezit e mire ne shqiperi qe vazhdojne edhe qendrojne aty edhe ju jeni akoma me te mire Ben edhe shyqyr qe vazhdoni edhe luftoni me maskarllikun e dallkaukllekun e perditshem.
    Ben mos haro Enveri e mbajti pushtetin me 70% fshat qe i perdorte si i donte edhe kur i donte edhe kjo i mjaftoi asaj klase politike pas viteve 90 te perdorte edhe shtynte edhe per 30 vjet te tjera ate qe Enveri ju beri per 50 vjet shqiperise sepse ne fund te fundit ai eshte brumi 70% i fshataresise e katunarise qe i perdorin padronet e politikes si njeri edhe tjetri.
    Nuk behet Shqiperia Ben sepse katunaria eshte zhytur aq thelle ne venat e shqiperise sa te mbyt me eren e rende edhe te mer frymen.

  3. am says:

    Rraka rraka rraka. Banoret e 5 majit jane pushtues te paligjshem te tokes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje