Nga Eduard Zaloshnja
Sondazhi më i fundit i publikuar në Euronews Albania, kryer nga MRB & Data Centrum me 1000 intervista ballë për ballë në nivel kombëtar, tregon se pothuaj 47% e votuesve të koalicionit të vjetshëm të PD-së kanë opinion pozitiv për Berishën, e pothuaj 39% për Bashën (shihni më poshtë grafikun e MRB & Data Centrum).
Nga një ekstrpolim i përafërt i rreth 655 mijë zgjedhësve që votuan për koalicionin e PD-së në 25 prillin e vjetshëm, rezulton se përkrahësit e Berishës në elektoratin e djathtë janë rreth 305 mijë, ndërsa rreth 255 mijë janë të Bashës. Duket se rreth 95 mijë votues të djathtë janë ende asnjanës në betejën mes babait dhe birit politik të PD-së…
Ate qe tha Edi, as njeri e as tjetri nuk e kane me kryesine e elektoratit te djathte, por Basha edhe me pak nga ana politike, pra mbeshtetsve ndaj edhe nuk e shikon as Lulin si legjitim nga ana politike dhe me te drejte. Lulin edhe kaq vetem se ua plasi Berisha kaq kohe dhe prape nuk ngjit as me elektoratin e djathte, le me ate gri apo ndodnje tjeter. Per mua duhet te largohen qe te dy.
Unë mendoj përveç ata dy edhe sahanlëpirësit e tyre.Të vijë krejtësisht një brez i ri i shkolluar dhe me
bagazh të pastër “virgo in tacta”.Kētë mendim e kam
për të dyja kampet apo polet politike.
Mos genje njerezit, Zaloshnja se behesh pjese e krimit kombtar dhe pastaj nuk dihet se nga te vjen!
Ky Zaloshnja kam idene se I ben nga WC kto sondazhet….po pati Basha 3000 perkrahes une e heq koken….
Ani po ehoqe koken na etrego ku do ta hedhesh se na duhet per pace per foltoren nevojtoren.
Une nuk e di se si i formulon Zaloshnja shifrat, por e di si buka qe ha, se Rama i kate fituara te 6 bashkite.