Kurt Kola, heroi i rezistencës antikomuniste në Shqipëri

29 Janar 2022, 16:42Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Sot në ora 04 të mëgjest, u nda nga jeta Kurt Kola, një hero i rezistencës antikomuniste në Shqipëri.

Kurt Kola rridhte nga një familje patriotësh të mëdhenj dhe heroikë, në luftën e tyre patriotike në shekuj, por që spikati me heroizmin kombëtar edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore; dhe, sidomos, në vijimin e saj pas vendosjes së regjimit tiranik të Enver Hoxhës. Bilal Kola, i ati i Kurt Kolës, bashkë me të dy djemtë e tij, u hodh në luftë drejt kundër regjimit komunist në Shqipëri.

Me formacionin e tij ushtarak, Bilal Kola luftoi deri sa rezistenca antikomuniste u shua në Shqipëri.

Bilal Kola ishte trim dhe patriot i madh; dhe me të dy djemtë e tij kaloi në Jugosllavi, ku serbët, me kërkesë të Enver Hoxhës; e vranë; bashkë me të dy djemtë e tij: Gani dhe Hamit Kola, 19 dhe 17 vjeç secili.

Kurse Kurt Kola nuk kishte ende moshë për luftë.

Por, edhe Kurt Kola e vijoi luftën kundër regjimit tiranik të Enver Hoxhës; kudo ku ka qenë: në burgun e gjatë komunist, mbi 25 vjet; para burgut gjithashtu, dhe, në të gjithë periudhën pas burgut, për të kërkuar drejtësinë shoqërore dhe demokracinë në Shqipëri.

Që nga viti 1991, e gjithmonë në tridhjet vjet, Kurt Kola ishte një zë i madh për vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Ishte njeri me personalitet të lartë; i drejtë dhe humanist.

Ai jetoi me nder; luftoi si luftëtar me guxim absolut, njëlloj si i ati i tij.

Kurt Kola nuk ka gabuar asnjëherë në politikë, asnjëherë në parimet humaniste dhe, asnjëherë në zgjedhjen e tij në angazhimin e drejtë kundrejt popullit të vet.

Do të na mungojë; por ka lënë mbrapa tij historinë e vet të veçantë të njeriut që kurrë nuk u mposht dot nga ligësia tiranike; që kurrë nuk e pranoi kompromis me të keqen që i kanosej familjarisht, me dekada në Shqipëri; dhe, që, gjithmonë me sjelljen e tij humaniste, luftoi dhe punoi për atdheun e vet dhe për të gjithë shqiptarizmin.

Fli i qetë miku im, se historia që ke lënë mbas vetes, do të të japë përjetësinë.

Me nderim dhe respekt të veçantë

Spartak Ngjela.

9 komente në “Kurt Kola, heroi i rezistencës antikomuniste në Shqipëri”

  1. Nga eresirra says:

    Antikomunist…. ? To paske shku per lesh o lesh miku

  2. Krrici i kicos pershendet says:

    Formacionit ushtarak UDB-ash te Bilal Koles iu bashkua edhe UDB-ashi Kico Ngjela dhe Spartak Ngjela.Lavdi herojte te UDB

  3. π|Φα® says:

    E paska shkrujt “hartimin” e rradhes avukado sot.
    Zysha e letersis jep not 10.
    Nxens i mir.

  4. Pokeristi says:

    Kurt Kola rradhitet nder patriotet e ndershem,kurajoze dhe te mençur shqipetare qe ju kundervu koleres komuniste enverjane dhe desh zoti mbijetoji jo pak,per t’’ju kundervënë dhe te gjithe shtrembesirave polituce ,postmomuniste.
    Spartaku e jeh mire bashkevuajtësin e vet per nje kohe te gjate.Spartaku ka te drejtë të flase pa asnje ndrojte a rezerve ,para gjithe spurdhjakëve llapaqenë,qe s’ju flet mendja,por hamëndja egua,urejtja injoranca.
    I shkofte shpirti ne parajse! Ngushellime familjes shokeve të afërmve ,miqve.

    1. eh c'na gjeti says:

      Kurti i shkrete ishte nje zhuls i rendomte rrugesh, me trute si te peshkut …

  5. Sara says:

    ja dhe pasradhesit e kolegeve sigurimsa te UDBasheve si gjallojne ende online… si vemje virtuale…

    1. qe te kuptosh says:

      Bilal Kola ishte bashkepunetor i UDB-se! Pasi e perdoren mire e mire, kur s’ju nevojitej me, si limon i shtrydhur, i futen nje plumb mbas qafe! Kuptove?

  6. kodrasadikit says:

    Shum i quditshem qendrimi dhe ndjenja per nji sistem teper gjakatare e primitiv qe mbreteroi e sundoi Shqipnin e shkrete !! Per kurtin e shum e shum Kurta tjere duhet te flitet e shkruhet nate e dite dhe kurren e kurres mos u kthefte sociaolizmi e komunizmi ne Shqipni ,,Ne te mjeret ende po e qajme nji sistem qe na la te fundit ne EU me ekonomi dhe ende kemi nostalgji per ate sistem !!!

    1. ca po thua says:

      Shko mbaro shkollen fillore o KATUNAR, mos qaj. Ate bej!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje