Sfida e Lulzim Bashës, si varroses i berishizimit

31 Janar 2022, 18:51Blog TEMA

Nga Xhovan Shyti 

Varrmihësit e sistemeve e rregjimeve brutale gjenden brenda llojit. Është kjo një sentencë e nxjerrë nga përvoja historike e zhvillimit të shoqërisë njerëzore gjatë epokave të shkuara, e cila më tepër se kurrë gjen mishërimin e vet në ngjarjet e fundt që po ndodhin në Partinë Demokratike.

Ku Lulzim Basha, dikur pjesë e bindur e kopesë së Sali Berishës, ka ngritur një të tillë rebelimi ndaj të shpallurit prej SHBA-së “non grata”, sa, me shumë gjasa, do të sjellë fundosjen përfundimtare të berishizmit. Kësaj ideologjie brenda të cilës ka shumë komunizëm, shumë fashizëm, shumë dhunë rrugaçërore, shumë anti-amerikanizëm, shumë anti-demokraci dhe aspak “liri-demokraci” e ekonomi tregu konkurues të vlerave.

Berishizmi është ideologjia e vënies së politikës, shtetit e pushtetit në favor të interesave personale e familjare, është etja për pushtet, vrasja e vlerave njerëzore dhe këmbimi i tyre me antivlerat shkatërrimtare. Të jesh berishist do të thotë të jesh në shërbim të Sali Berishës, familjes e klanit dhe jo të mirësisë së atdheut e shqiptarëve. Kjo është njësia matëse e çdo lloj vlere të moralit njerëzor, që konvertohet lehtësisht në antivlerë nëse devijon kurs e shfaq shenja racionaliteti kundër berishizmit.

Qendrimi “gatitu” dhe betimi “bëhem therror për Sali Berishën, familjen fisin e farën e tij”, janë deviza e ideologjisë berishiste, që, turpësisht, u finalizua me rikthimin e Shqipërisë tre dekada pas dhe rilindjen e komunizmit, që nga mungesa e antipodit të tij “anti”, aktualisht komandon i vetëm gjithë jetën e vendit. Duke ju rikthyer sentencës së mësipërme të nxjerrë nga përvoja historike e sistemeve, për përmbysjen e berishizmit që s’është tjetër veçse version i komunizmit degjenerativ të degraduar, lipset domosdoshmërisht antipodi brenda tij. Gjë që, sakaq, ka ndodhur me Lulzim Bashën dhe grupin legjitim që administron Partinë Demokratike, e që, nga sa duket, nuk ka për të patur fatin e të tjerë grupimeve të ngjashme para tij, që pas shkëputjeve dhe “pavarësive” politike, janë rikthyer në të njejtën pikë berishiste.

Duke e mbyllur me turp misionin e qënies varrmihës të berishizmit. I anatemuar e mallkuar pameritueshëm nga berishistët e përvëluar prej aksionit të tij politik për çlirimin e Partisë Demokratike, dikur simbol i antikomunizmit, nga ideologjia famëkeqe e berishizmit të pashqitshëm, me sipërmarrjen e tij Lulzim Basha do të hyjë në historinë moderne shqiptare jo thjeshtë si mposhtës i kuçedrës “non grata” Sali Berisha, por si varrmihësi i berishizmit, kësaj ideologjie obskurantiste, shkatërruese e vlerave të mëdha kombëtare.

7 komente në “Sfida e Lulzim Bashës, si varroses i berishizimit”

  1. sotiri says:

    Bravo, te lumte! Shume bukur!

  2. Redi Tirona says:

    Hallall plako. Si perhere bomb e flamur shyt. Shkurt, qarte, sakte. Asi presje si hjek. Te pershendes.

    1. ppa says:

      Edhe une bashkohem me ty, Redi Tirona….nuk shtoj nje presje. Sidoqe Xh.Shyti eshte firme e vjeter dhe e njohur e medias.

  3. Jon says:

    jo or jo, me gjithe mend e ke, apo sponsorizim i rastit? komisioni i rithemelimit dhe keshilli kombetar aktual i lulit, duhen shkrire dhe PD te rithemelohet. Luli te coje familjen ne Hollande, te mbaje nje apartement per familjen nga keto qe do rindertohen te 5 maj, ndersa vete te kalbet ne burg per gjithe dosjet e UCK-se qe ka bere dhe gjithe firmat qe ka hedhur qysh kur ka ardhur ne Shqiperi. Nese largqofte vertetohet se punon per UDB, te kthehet denimi me vdekje dhe ky pas non-grattas te shkoje te krijuesi.

  4. Haka Tekizoti says:

    Trajtesa mbështetet në një optimizëm grotesk. Lulzim Basha në shumë sjellje në raport me demokracinë është e do të jetë një berishist, sado i kamufluar. Berishizmi për të është e vetmja mënyrë sjelljeje që mund t’i japë më shumë siguri për të mbajtur kreun e partisë. Mirë është që analistët e opinionistët të mos fluturojnë.

  5. Patrioti. says:

    Xhovan Shyti te lumte dora I ke thene te gjitha. Sali kremineli qe e shkateroj Shqiperine me dashje jo nga pa dija. Ky vend po lenkon qe nga 1992 Shi e deri me sot. Kremineli dhe krye kremineli sali berisha nuk ja fale 1997 atij kremineli. Cdo krim ne Shqiperi e ka emerin sali.
    Respekte pa fund Xhovan Shyti.

  6. Plaku says:

    Megjithate o Shyt Basha eshte aq fajtor dhe vrases sa Berisha dhe duhet te pergjigjet para ligjit. PD_ja me Bashen kethet ne Bashizem rreth tije ka njerez njelloj te perjyer ne vjedhje e krime me Berishen. Basha eshte i indokrinuar deri ne palce dhe nuk di te beje asgje sipas rregullave te demokracise,nuk ka Shqipëtar qe beson se Basha mund te ngreje nje opozite altrnative sepse kerkon te vije ne pushtet me dhune dhe shpifje,nuk di te beje ndryshe. Berishen e shpori SHBA _ ja Basha o Shyt. ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje