Nënë Liza dhe banorët e “Shtëpisë së Lirisë”

3 Shkurt 2022, 17:51Blog TEMA

Nga Toni Gogu

Të premten që shkoi në Komisionin e Ligjeve erdhi Nënë Liza. Zgjoi jo vetëm kuriozitetin e mediave, por na shkundi të gjithë ne, ligjvënësit në atë sallë. Me durim priti të na tregonte publikisht pretendimet e saj:

– “Shteti më ka cënuar të drejtën e pronës dhe më ka keqtrajtuar, ndërsa jam përpjekur t’a mbroj atë” – ky ishte thelbi i dëshmisë së saj.

Tre përfaqësuesit e 136 familjeve të prekura nga Programi i Rindërtimit, rrëfyen me indinjatë gjithë pretendimet e tyre për parregullsinë e proçesit të njoftimit të shpronësimit, pasiguritë juridike të akt-marrëveshjes dhe ndërhyrjen e dhunshme të policisë.

E respektoj nënë Lizën dhe djemtë, që mbronin të drejtat dhe pronën e tyre. Respektoj dhe mirëkuptoj tërësisht sakrificën që do t’ju duihet të bëjnë në këtë kohë të ftohtë të vitit, për hir të një projekti që nuk është as i lehtë dhe as pa pasoja në realizimin e tij.

Ajo që nuk arrij të kuptoj është përdorimi me çdo kusht dhe në çdo rrethanë i vështirësive që krijohen sa herë që vihen në jetë projekte të mëdha publike, që janë jetike për një qytet si Tirana. Nuk kuptoj dot banorët e “Shtëpisë së Lirisë”, që i hidhnin benzinë zjarrit të një zemërimi të përzgjedhur ndaj shtetit.

A thua se strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Janarit nuk është detyra jonë e përbashkët?!

A thua se transformimi i kaosit urbanistik dhe shoqëror, nuk është përfitimi i të gjithë publikut?!

A thua se rrugët, kanalizimi, ndriçimi, shkollat, çerdhet, kopshtet, parqet, shërbimet administrative në atë qendër moderne banimi, nuk do të rishpërndahen si të mira urbane për të gjithë banorët?!

A thua se nxitja e zhvillimit ekonomik në atë zonë do të jetë privilegj i disave dhe jo realitet për të gjithë banorët e asaj zone, ose siç thuhet në Pezë “pa dallim feje, krahine e ideje”?!

Apo se rregullimi i çështjeve të pronësisë, do të jetë premtimi politik i rradhës dhe jo detyrimi ligjor për të gjithë banorët e asaj zone informale?!

Interesi publik, që fatkeqësisht kolegët e mi opozitarë e lane jetim të premten mbrëma në sallën e Komisionit të ligjeve, nuk mund të jetë shumatore interesash individualë, që matet me 45 mijë metra katrorë truall, shtëpi banimi dhe njësi shërbimi, që u ofrohen banorëve në Lagjen 5 Maji!

Në udhëtimin profesional, “Shpronësimin” dhe “të drejtën e pronës” i kam parë të rrijnë urtë pranë njëra-tjetrës, vetëm në letrën e nenit 41 të Kushtetutës. Por sa herë që janë ballafaquar në jetën e përditshme, kanë tensionuar rrugë, lagje, sheshe, fshatra, qytete…. e madje shtete. Pavarësisht tensionit që krijon, shpronësimi publik ekziston si instituti ku DREJTËpeshohet respektimi i të drejtës individuale të pronës dhe i interesit publik, thënë ndryshe, ku ekuilibrohet Shteti. Ndaj dhe deri tani nuk njohim ndonjë sistem kushtetues, që t’a ketë hequr qafe shpronësimin publik.

Nënë Lizës dhe djemve të 5 Majit, në zbatim të Aktit Normativ të Rindërtimit nr.9/2019, Vendimi i Këshillit të Ministrave, 22.09.21 “Për shpronësim…” përmes Kontrata tip e miratuar nga Këshilli Bashkiak Tiranë, u janë ofruar respektivisht 353,4 m2 dhe 303,4 m2. Aktet ligjore dhe nënligjore parashikojnë qartë e shkoqur, që banorët do të shpërblehen me sipërfaqet e banimit që ju takojnë, ose kundravleftën e tyre monetare, ndërkohë që u paguhet qeraja e banesës sipas çmimit të tregut.

Këto garanci kanë shtyrë, 51 familje, 27 me dokumenta pronësie dhe 24 që zotërojnë ndërtime informale, të nënshkruajnë akt-marrëveshjet përkatëse me Bashkinë e Tiranës. Janë të njëjtat garanci që shpërblyen mbi 3 mijë familje në Vaqarr, Thumanë, Laç, Kavajë, Bubq, Kurbin, që tashmë i janë rikthyer jetës në një shtëpi më të mirë, më të bukur dhe me më shumë vlerë.

Këto garanci i ofron dhe i mbron shteti ligjor.

Të vetmit të humbur, do të jenë banorët e “Shtëpisë së Lirisë” që janë kthyer në shtëpinë e fantazmave politike me marifetin e rradhës. Po yshtin qytetarët për kapital politik.

Është e provuar se kush ndërsen të tjerët kundër ligjit dhe të mirës së të gjithëve, nuk i fshihet dot as ndëshkimit të drejtësisë dhe as verdiktit popullor në kutinë e votimit.

Kur tymi i sherrit të rradhës të davaritet, Tirana do të ketë fituar një Lagje 5 Maji më të mire, më të bukur dhe sigurisht më të drejtë se e sotmja.

Kurse Shqipëria do të vazhdojë të jetë shtëpia e vërtetë e njerëzve të thjeshtë të këtij vendi, ndërkohë që “Shtëpia e Lirisë” do të mbetet e palegalizuar.

13 komente në “Nënë Liza dhe banorët e “Shtëpisë së Lirisë””

  1. Sokrati says:

    Ia vlen te lexosh nje komunikim te tille publik!
    Nderime dhe respekt per mendimet, per faktet, per situaten e krijuar, per fjalorin teper komunikues dhe veçanerisht falenderim per zgjidhjet e problemeve, duke i adresuar tek ligji, Kushtetuta dhe administrata e Bashkise.
    Ka nje problem me shqipatret dhe vecanerisht me ata, qe u shperngulen drejt qyteteve, per nje jete me te mire, duke zene token e tjetrit. Ky grup njerezish i frymezuar nga kaposhi i ”shtepise se pyllit” (ajo nuk eshte shtepia e lirise), salih foltorja, eshte paksa i çoroditur dhe i vonuar ne te kuptuarit e çeshtjeve…
    Kur te gjithe te prekurit nga prishjet e objekteve per interesin publik te sistemohen, legalizohen e te marrin certifikaten e pronesise (ashtu sic po behet me te demtuarit nga termeti) dhe shtepia e pyllit te gjel sali-likes te mbetet e palegalizuar, atehere keta njerez ”te vobekte” ne tokat e xanuna do te kthjellohen, do te shikojne me mire dhe do te sillen krejtesisht nfryshe.
    Sa me pare, qe te ndodhe ky proces, aq me mire per secilin (individin dhe shtetin).

    1. aaaaa says:

      Kam pershtypjen se ky person(Toni Gogu) nga Berati do te propozohet nga PS per President te Republikes. Mendoje se eshte nje kandidat shume qytetar,i edukuar dhe me shume personalitet dhe serioz.Po te vazhdoje ne kete rruge dhe te mos perdoret nga politika do te ishte ne nderin e gjithe shqiptarve te kishin nje President te till te respektuar nga te gjithe . Respekte.

  2. Merru me fene kaqol, lere politiken says:

    PO more bq po, por te terheqesh per krahesh nje grua aq te moshuar mund te ishit futur ne histori se mund t’ja kishit shkulur krahet qe ne ate moshe qe ka nene Liza nuk durojne nje cukitje pule jo me ate dhune te ushtruar.

  3. Hajde are te te tregoj babain says:

    Nene Liza i thote ky kusheriri i Van Gogut. Nena nuk lihet jashte ne te ftohte or meci i Jorgaqit. Pa folur pastaj qe nxirrni kunjin me leket e taksave tona per “financime votash termeti”

  4. kasemi says:

    Sakte dhe qarte shkruhet deri tek te drejtat ligjore te banoreve qe shpronesohen.
    Por une kam pare ne televizore, qe keto banore jane njoftuar gojarisht se neser duhet te lironi banesen.
    Gjithashtu kam pare banore qe kane treguar ne televizor kontraten qe ju ka dhene per te firmosur bashkia, ne te cilen shkruhet se banoret ia dhurojne pronen bashkise.
    E para Z. Gogu mesa duket nuk ka pare keto qe une pashe.
    E dyta nqs jane te verteta keto qe kam pare te tv eshte e frikshme te besojme se jetojme ne nje vend ku ka ligje.
    Pasi banoreve qe ju kane prishur shtepite duhej te lajmeroheshin me shkrim per diten kur do leronin shtepine, pasi kishin bere marreveshjen ligjore si Z. Gogu na shpjegon, pasi te i ishin dhene te hollat per qerane.
    Nqs keto do i kishte bere Bashkia, shume mire emer per emer te atyre qe denonconin te kunderten, po ne tv duhej te tregoheheshin dokumentet e marreveshjes dhe pagesa e ofruar per qerane.
    Ne kemi pare qe ato banore jane nxjerre me dhune dhe nuk jane lejuar as te marrin sendet vetiake jo me orendite shtepiake.
    Ne kete rast jo vetem shtepia e lirise por cilido duhej te mbronte bashkeatdhetaret e vet.

  5. Indignados says:

    Gogu ler mjekren se ishe me terheqes dhe interesant. Keshtu ke dal lakuriq dhe budalliku, padituria e injoranca te lexohet ne cdo mm2 te fytyres tende. Nje keshille tjeter: me mire mos fol se ashtu dukesh sikur di dicka

  6. rexha 10 says:

    Mose u merziseni ,dhe mose kerkoni ligjet kure ju vjene ujti ke by…a .Keni 32 vite qe kure kane nevoje per vota ju japin dokumentat e shtepise ,kure nevoja eshte me e madhe ,ju nxjerrin me shkelma jashte ,dhe fillojne bizneset me mafien e ndertimit . Ketu nuke eshte faji i Vane Gogut ,pore jane interesat qe per hire te vertetes te bene qe te mohosh edhe baben ,edhe nenen .Preferone te jeshe edhe kopile ,vetem e vetem qe te perfitosh ate qe te japin ,pamvarsishte se jemi ne kohe dimeri .

  7. Dajti says:

    Ju lumte Z . Toni Gogu. Nje artikull i shkruar me zgjuarsi, i thjeshte dhe i kuptueshem nga ata qe duan te kuptojne. FLM.

  8. Arber iliri says:

    Tiranasit e vjetër u janë marrë pronat nga familje të ardhura nga jugu e veriu që u pushtuan pronat .Jetojnë shumë më dobët ekonomikisht se shumë prej zaptuesve e shumë pak ngrejnë zërin
    politika,media e gjithë të tjerat për këtë
    masakër pronash.U jepni pronarëve të vërtetë mundësinë të gëzojnë të drejtën e pronës së trashëguar brez pas brezi.Regjimi komunist i zhveshi nga prona me poshtërsinë e saj ,barbarizmi i tranzicionit po i zhvesh me primitivizmin e vet.

  9. Poli says:

    Ky firmosi prishjen e teatrit ….Pastorin…dakort Pastor por jepe dhe ti shtepine ne Peze per publikun….pse nuk e jep….

  10. Tirons dembabadem says:

    Kjo nona qe u indinjua shume tani, pse nuk u indinjua kur ishte e re dhe femijet e saj zinin pronat e dikujt tjeter dhe me pas i legalizuan alla shqiptarce? Pse pretendon drejtesi tani, kur vete e ka nisur me krim ate rrugetim?

  11. Mehdi Bushati says:

    Nje qytetar dikur u rrah barbarisht nga bodigardi i kanibalit Sali Rsm Berisha, mu perpara hotel “Rogner”, pse i kerkoi kanibalit demshperblimin qe qeveria “demokratike” i prishi shtepine per te ndertuar nje objekt “shoqeror”, ku perfitues ishin shoket e Zenit.

  12. Pls says:

    Tipik kar berati. Ik more pastor futi nje fasule se ti dukesh nga surrati qe je varikars

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje