Nga Dritan Hila
Sot presidenti kishte nxjerrë një tabelë çmimesh të karburanteve. Është një rast i rrallë ku nuk është punë gjobe dhe as shqetësimi qytetar. Është një tentativë për të shmangur vëmendjen e publikut nga ngjarja e ditës që është shkarkimi i presidentit.
Në fakt publiku e ka problem ngritjen e çmimit të karburanteve, por ky është një problem ku dorë ka edhe presidenti ynë. Në kaq vite qeverisjeje, ministrat e tij ishin mësuar t’ju vinin traun tregtarëve të karburanteve që të paguanin gjobën mujore duke futur veç taksave të tjera në kurriz të konsumatorit, edhe taksën e korrupsionit. Janë disa tregtarë që mbyllën aktivitete gjatë kësaj kohe duke ua shitur klientëve të pushtetit.
Ndaj tabela e shfaqur në murin e profilit social të tij të rrjeteve sociale, ju rikujton edhe njëherë shqiptarëve se pavarësisht se nga dita e 11 viteve më parë kur zv/kryeministri i Sali Berishës u kap duke bërë pazare, koha dhe kujtesa e shqiptarëve nuk i ka amnistuar.
Berishën dhe Metën mund t’i amnistojnë gazetarët që paguhen nga paratë e dyshes; mund t’i amnistojë Edi Rama që e bëri edhe president; mund të bëjë sikur i harron edhe Basha, por është e mira mos ta harrojë Gjykata Kushtetuese kur të japë vendimin. Vendim i cili më shumë sesa për sjelljen ordinere të tij në gjysmën e parë të vitit që shkoi, ka lidhje me dënimin e momentit kur e zgjodhën në krye të vendit./dritare.net
Hila, mos u merzit fare, GJYKATA KUSHTETUESE do ta marre vendimin perfundimisht me 24 korrik 2022; keshtu i ka urdheruar presidenti…Pse çfare ka ndryshe nga gjykatat e tjera?! Dhe na genjyen 6 vjet qe paskan bere reforme! Edhe natyra beri lindje dhe vdekje, kriminelet dhe hajdutet ne Shqiperi kane vetem lindje.
I vetmi vendim i drejte i Gjykates Kushtetuese qe po perpriqet te shkarkoje Presidentin kukull te Republikes,
duhet te jete qe Presidenti i Ri te zgjidhet nje nga juristet konstitucionalist me votim te drejtperdrete te popullit,
si perfaqesues i Pushtetin Gjyqesor.Vetem nje Pushtet Gjyqesor i Pavarur
do te munde te balancoje dhe te kontrolloje dy pushtetet e tjere: Legjislativin dhe Ekzekutivin.
Sepse:
1. Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj që e kufizon mandatin e Kryetarit të Partisë dhe ata shndërrohen në Diktatorë.
2. Kryetari i Partisë që fiton zgjedhjet ngjitet në kreun e Pushtetit Ekzekutiv, bëhet Kryeministër.
3. Kryetari i Partisë-Kryeministër zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, bëhet edhe Kryetar i Pushtetit Legjislativ.
4. Kryetari i Partisë, Kryeministër e Kryetar i Pushtetit Legjislativ zgjedh Presidentin e Shqipërisë. Pra behet edhe Kryetar i Pushtetit Juridik.
Kështu, në Shqipëri, në vend të tre pushteteve që balancojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, kemi një Kryetar Partie që kontrollon të tre Kolonat Themelore të një Shteti Demokratik.
Se fundi, nje keshille nga poetit, dramaturgut, shkrimtarit, historianit dhe filozofit gjerman Friedrich Schiller, i cili thote:
“Çdo udhëheqës shteti, sado i mirë që të jetë, do të shndërrohet në Diktator, nëse i jeper pushteti i pakufizuar.”
Ngjarja e dites nuk eshte shkarkimi i Presidentit o majmun. Kjo ngjarje nuk do ndodhte nese shallvarexhiu i Surrat-it nuk do e kishte propozuar e votuar President per votat e LSI-se qe e sollen ne pushtet ne 2013. NGJARJA E DITES ESHTE EKONIMIA DHE BORXHET O MAJMUNI I MEDIAVE.
Pra, sipas teje, fajin e ka Rama qe e beri president Ilir Meten? Apo e thene ndryshe, Meta nuk ka faj, por fajin e paska ai i Surrelit?
Me kete qe ke shkruar me kujton nje skec te te madhit Luftar Paja qe luante rolin e rojes se koperatives ku u vodh nje lope dhe te gjithe filluan ta kritikonin duke detyruar ikones e humorit shqiptar qe te thote batuden e famshe:
“Po hajduti nuk paska patur fare faj?…”
Stambolli digjet dhe … Ilir Meta krihet.
⚖️⚖️⚖️⚖️
Shumé i SAKTÉ dhe Shumè i QARTÈ i NDERUAR Dritan Hila !
SUPER SHKRIM ???????????????
Dritan,
Shqiperia duhet te filloj te veproj me vendime profesionale gjykatash edhe me nje bashkeveprim demokratik te funksionurit te shtetit pa frik edhe pa medyshje se po te vazhdojme me mentalitetin e tallavase se Gjykata mund ta fali por Shqiptaret nuk do ja falin nuk ka gje ne vije mema shqiperi Dritan.
Shteti vepron me polici edhe gjykata profesioniste.