Nga Spartak Ngjela
Shqiptari Dritan Abazoviç ka krijuar shumicën për të qenë kryeministër i Malit të Zi.
Kjo pritej, por në këtë rast po na jep shenjën e parë për eskalimin e mëtejshëm të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Është në lëvizje politika amerikane. Por duhet të kuptojmë se e vetmja forcë real-prëmdimore në Mal të Zi, janë shqiptarët.
Trevat e Malit të Zi janë në fakt Malcia katolike e Arbërisë. Dhe sot erdhi koha që shqiptarët të krijojnë qeverinë drejtuese të Arbërisë Veriore që quhej Malci; dhe që serbët e kthyen dhe e quajtën me emrin Mal i Zi.
Gjithsesi, ky është një sukses i radhës drejt zhvillimit të vijueshëm të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Dhe, ky sukses, do të ecë drejt aspektesh të tjera të rritjes se ngjarjeve kombëtare, jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë trevë gjerësisht shqiptare: sepse ngjarje të tjera të karakterit kombëtar do të vijojnë dhe po vijojnë edhe në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut është e çliruar nga shtypja historike kundër etnisë shqiptare; dhe po shkon drejt konstatimit historik që shqiptatrët janë aty shumicë absolute.
E gjithë kjo kohë po vjen; ngaqë shqiptarizmi do ta dominojë patjetër Ballkanin Perëndimor, se kjo ka qenë dhe mbetet të jetë një e vërtetë historike.
Avokat respekte,nuk dij pse më thonë miqtë jo tani po edhe 20 e kusur vjet para se unë e ti jemi të shkollës anglo saksone.Libri jot 3 volumin më ka dhënë një kënaqësi që e kam pasur vetëm prej veprave të Kadaresë në planin kombëtar.Të uroj të jetosh gjatë e me shëndet të plotë se na duhesh avokat.
Me urimet më të mira e respekte.
Ne kohen moderne te bashkepunimit rajonal dhe europian, gjuha duhet te jete me kujdesshme: nuk besoj se duhet thene ” sundimi i faktorit shqiptar..” jo, eshte thjeshte Rikthimi ne hapsiren e tyre historike, dhe ne bashkejetese me sllavet. Kjo bashkejetese do te jete e suksesshme nese sllavet njohin dhe pranojne kete realitet.
Pastaj, qe Shba jane per kete strategji, kjo eshte favori yne, ashtu sic kane qene per sllavet Ruset, anglezet dhe, sidomos francezet.
Mire e ke kete analize, avokat, por ate ‘eskalimin’ beje pershkallezim me mire.
Mire e ka avokati ,pore duhet te dije se serbet me te keqe i ke ne shqiperi ,dhe mose i kerko ,e male te zi ,Maqedoni ,^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Ky shkrim eshte i gjithi nje hamendesim personal dhe i pambeshtetur. Se pari faktori SHBA nuk eshte shprehur kurre per Shqiperine e Madhe. Se dyti i madh behesh kur je i zoti i vetes dhe nuk behesh me ndihmen e te tjereve. Ne shqiptaret kemi probleme te renda te shtetformimit, respektimit te ligjit, raportin me taksat, raportin me arsimin, me pergatitjen e ulet shkencore dhe sidomos problemet qe kane gjithe vendet e perendimit me perqindjen e larte te kriminalitetit te shqiptareve. Cdo vend i europes vuan nga bandat e shqiptareve deri tek vjedhjet dhe bastisjet e shtepive te qytetareve. Te duhen kriminele per droge, vjedhje e vrasje? I gjen menjehere mes shqiptaresh. Dhe ne fund fare … per cfare na duhet nje Shqiperi e madhe? Si mund te administrojme pa sherre pervec Shqiperise (qe nuk po ia dalim dot pa ndihmat financiare nga bota) edhe Kosoven, Malin e zi (cfare idiotesie ta mendosh) dhe Maqedonine e Veriut? Ne ? Shqiptaret? Me ke ? Me Sali Berishen? Ilir Meten? Apo qofte edhe me Edi Ramen? Monika Kryemadhin? Apo Lulezim Bashen? Ah…harrova qe kemi patriote si Ngjela. Ne shqiptaret (le te themi te verteten) nuk jemi akoma ne gjendje akoma te zhvillojme nje vend te begate e demokratik, nje vend te drejte pa ia hedhur njeri tjetrit, pa i zene vendet e punes me miq dhe pa vjedhur fonde publike kur behemi politikane. Nuk arrijme akoma te kemi nje kaste njerezish te drejtesise tek te cilet mund te besosh qe ndjekin parime dhe jane te pakorruptueshem ne profesionin e tyre. Jam kurioz te di nese vete Avokat Ngjela nuk ka luajtur rrolin e ndermjetesit per ryshfetet midis te pandehurve dhe gjykatesve!? A kemi sot ne shqiperi polic te pakorruptuar? Mjek qe ben detyren pa marre leke? Kryetar bashkie qe nuk shperdoron fondet e bashkise,nepunes qe ben me pasterti punen e tij, studente e pedagoge qe nuk korruptojne e nuk korruptohen, etj etj etj. Ky popull, nuk eshte per tu bere i madh. Ky popull le te qendroje sic eshte dhe le te mesoje qe nuk ka rendesi te jesh i madh apo i vogel. Rendesi ka te jesh njeri. Keto endrra dhe pallavra nuk dergojne gjekundinpervec shplarjes se mendjes. Secili le te shikoje nga vetja se cfare mund te beje me mire dhe kur ai te jete mire le te shikoje e te ndihmoje dike tjeter qe nuk ka patur aq fat. Shqiperia per mua, jam une. Keshtu duhet te jete per te gjithe, per gjithesecilin.
Te gjitha i kuptoj, por fjalen “prespektive” sun e marr vesht.