Salianji, “Babalja” i pagëlltitshëm!

6 Shkurt 2022, 21:00Blog TEMA

Kur ti dëgjon Salianjin të flasë dhe e bën këtë nga një ndjenjë sqimtare, në kokë formësohet një pikëpyetje e madhe: si mund të jetë pedagog universitar një person i tillë? Ç’lloj dije u përcjellë ai studentëve dhe ç’kënaqësi edhe kulturore marrin këta të fundit kur dëgjojnë pedagog Salianjin?

Si shumë në PD, ai është një katastrofë ligjërimore dhe një cekësi çmeritëse hem politike dhe hem kulturore.

Kur Salianji flet, pavarësisht se në ç’rrethana flet dhe për ç’farë flet, në fakt asgjë veç asaj të përditshmërisë së rëndomtë politike, ka zero shanse që prej tij të mbetet diçka ngacmuese, tërheqëse, mbamendëse, diçka për t’u cituar, perifrazuar. Edhe ai, si shumëkush në lidershipin e partisë ku bën pjesë, duket se janë dënuar apo vetëdënuar të mos thonë kurrë gjëra të mençura.

Pikëpyetja tjetër është e sferës politike, meqë kanë zgjedhur të lëvrojnë politikë e të aspirojnë pushtet: për çfarë cilësish të veçanta janë aty, në politikë, dhe për çfarë aftësish të veçanta duhet t’u japësh pushtet?

Ndër të tjera, Salianji është dhe “Babale”, një lloj xanxe që në fakt duhet të jetë një dënim publik për të, të mos i shqitet kurrë sa të jetë aktor politik.

Kjo në fakt është harruar; është harruar që ky personazh pa pikë simpatie, është sajues i një sage mashtruese përgjimi, me shënjestër vëllanë e ish-ministrit Xhafaj. E kanë vërtetuar hetimet, e ka thënë gjykata, ndonëse ende s’ka verdikt të formës së prerë, por po pati do e kishte hak burgun, siç Saimir Tahiri, për të cilin doli së fundi me deklaratë, duke thënë se dënimi i tij qe vërtetues i akuzave të PD-së.

Po Babalja ç’është?

Edhe pa hetime të stërholluara, me logjikë të thjeshtë njerëzore, ai ishte ndër mashtrimet e sajimet më të trasha, dhe më të ndyra njëkohësisht. Ishte shprehi e një primitivizimi politik që PD e ka në genin e saj, në ADN. Mjaft të thuhet se ç’prej kur u themelua e deri më sot, ajo është parti akuzatore por kurrë idesh. Idetë te ajo, më saktë lidershipi i saj, dje e në çdo kohë, edhe sot gjithashtu, janë diçka e huaj, e largët, e pamundur. Është një parti që ende nuk dihet se ç’mendim politik ka apo lëvron. Personazhet që e udhëheqin e atë, janë robotikë në (mos)mendim e ligjërim, të thatë, sipërfaqësorë, shabllonë e të mërzitshëm. Salianji, meqë jemi te ky, i ka rregullisht e marrëzisht të gjitha këto.

Por dallon se kohë më parë do gjurulldiste opinionin e median me një farë përgjimi të sajuar, krejt idiot, tipike në fakt për të, gjersa deri më tani nuk është parë të jetë i aftë për diç tjetër. Dhe, teksa sheh të flasë për Tahirin, një njeri që është dënuar e pret ta ketë të formës së prerë dënimin,për mashtrim, mbi drejtësinë që veproi mbi Tahirin endet ende një padrejtësia e madhe. (tesheshi.com)

12 komente në “Salianji, “Babalja” i pagëlltitshëm!”

  1. Tini says:

    Ky plere burgun e ka pak.

  2. Urani says:

    O luli po ku egjete kete legen po grida kur…. po gaz dylberin.me keta ne hale do shkoshe.

  3. e po kur bo edhe ky katnar i dhim si politikan
    dhe sekur po i han kujt carin me e shkerdhy ket plehr

  4. BABALE i PD says:

    Ky eshte babale i vertete .
    Ne fshate e njohin per hajdut pulash
    Eshte i denuar me burge duhet te shkoje te kryeje denimin Vetem ky nuk ka te drejte morale te gjykoje

  5. Sahati says:

    Do e panoja shkrimin me shume qef, por kur shikoj se kush e ka skruar, me lindi pyetja: Po Rakipi kush eshte(ne sakte kush ishte).
    Ishte Rakipi qe nuk linde argumet idiotesk dhe argumenta jo vetem idiotesk por argumeta per te semuret e spitalit psiqik te Vlores per te mbrojtur salinjanin.
    Rakipi i tanishem, eshte nder ajkat e gazetarise… Pra, po te duan gazetaret, jane shume te sakte dhe te mencur, por kur jane pjese e “babales”, behen me te flliqur se salinjani.
    Per te gjithe dashamirsit e TemA, degjojeni emisionin e Rakipit se me te vertete eshte i vetmi qe ne disa caste thote te verteta qe asnje gazetar nuk i thote.
    Mero,Rakipi tek fefziu debat me Zogaj;
    Rakipi: Ti Prec je lojtar me peshe ne pd, por me kane thene qe te duan aty poshte, poshte fare. Deti kos ne pd, por Preci nuk gjen nje vend te larte ne strukturat e lulit???

  6. Vranakonti says:

    Pse nuk sqarohet populli,çfare u be me Salianjin per kaseten “BABALE” qe sajoi Ervin Salianji? Me sa dim se ai u denua nje vit burg,pse nuk u fut ner burg? Babale u denua tre vjete dhe po i vuan,Salianji pse me kaq perkedhelje?Mos vall ligjet jane te rrepta dhe te zbatueshme vetem per te majtet?

  7. PIKA TJU BJERË O INTELEKTUALË TË SHQIPËRISË .?? says:

    KUR MBETI OPOZITA TË PËRFAQSOHET NGA SALIANJI .

  8. Tahipi says:

    Kush e mban mend ne politike Ilir Rusmajlin?
    Ishte nje i ri pa shtylle kurrizore, ishte “lepe e peqe” e kafshes Sali Berisha, deri kur u “poq” dhe kuptoi se kerma Sali Berisha nuk ishte ashtu siç dukej.
    Pati nje moment, kur ish k/m kobzi Sali Berishes, i duhej nje firme nga kryetari i Komisionit te Ligjeve qe ishte Rusmajli, per te kenaqur dike nga partite fantazme te “koalicionit te fitores”, dhe pjekuria politike qe kish ardhur duke u rritur te k Rusmajli, i tha JO kesaj kerkese.
    Kafsha tinzare Sali Ram Berisha, nuk beri ze sepse ne PD ka “demokraci dhe pushtete te ndara” dhe jo llafe.
    Nuk zgjati shume dhe nje “babale” tipika zbuloi se i vellai i Kryetarit te Komisjonit te Ligjeve, bente pune te pista nen hijen e te vellait dhe ne nje situate te tille ne Partine “Demokratike”, nuk ka vend per kryetar ne çfardolloj forumi, qe te kete vellezer te “pa paster”.
    Keshtu i vune “derrin” ne menyre demokratikase zotit Rusmajli dhe ne vend te tij vune eunukun Aldo Bumçi.
    Keta jane DEMOKRATIKASIT.

  9. Loku says:

    Thesne Agaaa se e harove.

  10. On says:

    Petagog me shkolle uet…o perendi….vetem ne Shqiperi mesatarja e moshes se petagogeve 25 vjec….Salianji!!!!! Lozhanji…zbriti ne Tirane 17 vjec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje