Biden letër Vuçiçit: Rruga drejt BE-së varet nga progresi i dialogut me Kosovën

12 Shkurt 2022, 11:40Rajoni TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka kërkuar homologut serb, Aleksandar Vuçiç, njohjen e Kosovës, si finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kërkesa erdhi të shtunën, bashkë me urimin për 15 Shkurtin, Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë.

“Aspiratat e Serbisë drejt Bashkimit Evropian varen edhe nga progresi drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç e dini, besoj se duhet të bazohet në njohjen reciproke”, i shkroi Biden Vuçiçit, duke e garantuar se “Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin me mirëbesim për ta arritur këtë qëllim”.

Sipas Presidentit Biden, “familja evropiane nuk do të jetë e plotë pa Serbinë dhe të gjithë fqinjët e saj”.

1 komente në “Biden letër Vuçiçit: Rruga drejt BE-së varet nga progresi i dialogut me Kosovën”

  1. rexha 10 says:

    NJerzit e ballkanit ,jane me shume njerze provincial te mbyllur ne intrigat e veta ,se sa te mendojne per te miren e shtetit te tyre ,pse jo edhe per ballkanin perendimore .Aqe me keqe qe po flasim per ishe sekretarin e SHushelit ,qe sote eshte presidenti i SERBISE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje