Çdo të ndodhë me Ukrainën. Do ta pushtojë Rusia?

13 Shkurt 2022, 17:50Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse.

Atëherë?

Shumë e qartë: nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrim i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.

Këtë shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, kur është fjala për elitat ushtarake.

Megjithatë, duhet të presim. Por gjasat janë që Putini do të tërhiqet, sepse dihet që, psikologjikisht, fuqia e frikës është më e madhe se forca e pasionit.

10 komente në “Çdo të ndodhë me Ukrainën. Do ta pushtojë Rusia?”

  1. Nje qytetar objektiv. says:

    O Tako, o njeri qe flet aq shume, sa s’eshte cudi qe ndonje nga ato brockullat qe keput ti, edhe te dale. Po ne kete rast ke luajtur me hile se ke thene “Edhe ashtu, edhe keshtu”. Putini edhe mund ta filloje luften, po edhe mund te mos e filloje, Putinin edhe mund ta vrasin (arrestojne), po edhe mund te mos e vrasin (arrestojne). E di si eshte kjo pune o Tako, si me thene qe mbas te Merkures vjen e Enjtja, kurse mbas te Djeles vjen e Hena, dhe meqe java ka shtate dite na duhen shtate emertime te ndryshme, nga nje er secilen dite.

  2. Tirona says:

    Valute je o Tak Ngjela.Ke rrjedh pak,po s’ka gjë.Inshallah ta lexojne perendimoret kete artikull,qe te flejne rehat.E ke zberthy Putinin,Rusine,perendimin,me nje fjale gjithe boten.E mer Tak.

  3. ilir says:

    Bravo Ngjela:Ne nese nuk bie shi nuk do te lagemi.Kete po thua….nese ka frike nuk do e pushtoje,nese ska do e pushtoje. Analize “brilante.

  4. Iso says:

    Tak “gjithollogu” qe bredhe kunje me kunje, tani paska rrjedhur fare…

  5. Ari says:

    O avokat, po mire mor analist internacional, nacional, rajonal, per luften , paqen ,politiken, ekonomine, jurisprudencen, psikologjine, filozofine, financat, pushtetet, median, bujqrsine, emigracionin, etj etj, mund tr te pyes: pse Putin shantazhon, kot sepse thjesht eshte antiperendimor? Cdo te besh ti po te ndertojmr serbet ne Oher baze ushtarake?

    1. Nje qytetar says:

      O Ari , po te nderton serbe ne Ohr nje baze ushtarake, ne duhet te nderton me nje Baze te NATO -s ne Pogradec , sepse dihet synimet e serbeve ndaj kombit shqiptar. Por Rusine nuk e kercenon perendimi qe ta sulmoje e pushtoje . Kjo nuk ndodh kurre dhe ruset kete e dine mire. Botes demokratike d.m.th. perendimit , nuk i ha kari per stepat ruse. Synimi i Putinit eshte te zgjase sa te rrojne ” mbreterimin ” e tij ne Rusi . Per kete atij nuk i intereson qe ish “republikat sovjetike ” te kene orientim perendimor e demokratik , sepse nje gje te tille do ta kerkonte edhe populli rus. Dhe atij , si Diktator qe eshte nuk i intereson demokratizimi i vendit te tij .

  6. Kume Peza says:

    Mero, mos e ul nivelin e gazetës me këtë gjithollogun. Ky flet për gjithçka pa ditur asgjë. Më bën përshtypje se sado flet asnjë nga politikanët apo intelektualët e këtij vendi nuk replikojnë me të. Është bërë si e ëma Zeqos.

  7. Nje qytetar says:

    O Ari , po te ndertojne serbet ne Oher nje baze ushtarake, ne duhet te ndertojme nje Baze te NATO -s ne Pogradec , sepse dihet synimet e serbeve ndaj kombit shqiptar. Por Rusine nuk e kercenon perendimi qe ta sulmoje e pushtoje . Kjo nuk ndodh kurre dhe ruset kete e dine mire. Botes demokratike d.m.th. perendimit , nuk i ha kari per stepat ruse. Synimi i Putinit eshte te zgjase sa te rrojne ” mbreterimin ” e tij ne Rusi . Per kete atij nuk i intereson qe ish “republikat sovjetike ” te kene orientim perendimor e demokratik , sepse nje gje te tille do ta kerkonte edhe populli rus. Dhe atij , si Diktator qe eshte nuk i intereson demokratizimi i vendit te tij .

  8. taso kume says:

    Ne te vertet Putini u ka futur k…..et ne bige ushtarakeve,dhe as mundet te mendohet se do e vrasin,eshte muzhik i zgjuar vine nga K.G,B ,BERLINIT LINDOR, ishprotektorat i B.SOVJETIK.

  9. timo says:

    Take, gjyshia ime, ndjesë pastë, thoshte në të tilla raste: Gjuha kocka ska por kocka thyen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje