Një vjetori i Mashtrimit të Madh: Si ndodhi që na gënjeu Albin Kurti!

14 Shkurt 2022, 21:20Politika TEMA

Nga Kimete Berisha

Përkitazi me rastin e njëvjetorit të Mashtrimit të Madh!

Si ndodhi që na mashtroi Albin Kurti!

Nëse ne jemi të mençur, Albin Kurtit pra po i bie të jetë budalla, që ka kujtuar se ne nuk do ta hetojmë kur na varfëron, na izolon, na diskriminon, dhe kur na përzë nga Kosova!

1.Shqiptari t’mashtron.

Çka t’flet – rrenë.

E ka n’gjak.

T’rrenë mjeshtri pa i pas gjë borxh: goditesh për 100 euro, në fund t’kushton 200 euro;

T’rrenë shoku; t’rrenë shoqja….t’bëjnë bé rrejshëm, pesë pare kush s’i jep…

T’mashtrojnë gjindja kah t’rrotullohesh.

Psikologjia thotë se ai që rrenë – nuk mundet me t’këqyr në sy, por shqiptari të këqyr në drita t’syve – edhe t’rrenë, ta fikë derën e shpisë.

Bën vaki ta ka hetu naj zingjir t’dukatit, e këqyr me ta bë punën me ja dhënë, e ti kujton se u dashuru n’ty…

Por, problemi është si ta hetojmë mashtruesin!

A ka mundësi me identifiku mashtruesin, me gjeste, me fjalë, në mënyrë që me shpëtu para kohës e jo gjithmonë ndodh njëherë mashtrohesh – pastaj e heton që je mashtru.

2.E lexova një studim të një ish agjenti të FBI-së, i cili t’i mëson disa taktika si ta identifikosh mashtruesin.

Kishte momente që më dukej se ish agjenti e kishte fjalën për mua. Anipse, sa e di unë, nuk jam mashtruese.

Agjenti i FBI-së, thotë se personi që flet me absolutizma, pra që e ka zanat të përdorë shprehjet ‘gjithmonë’ ose ‘kurrë’, është mashtrues parexcellence.

Mashtruesit i identifikon edhe me gjuhën e trupit.

Ta zëmë Albin Kurti i lëpin buzët! Pse i lēpin?

I lëpihen, nënkuptohet, ama pse i lëpihen?

Çfarë mesazhi përçon me lëpirjen eksesive të buzëve vetanake!

Sipas ekspertëve të fushës përkatëse, njeriu i lëpin buzët sepse është i uritur për ty;

demek kur njeriut i pëlqen dikush, i rritet ekstra prodhimi i pështymës…

Lëpihet, se ka me na hëngër t’gjall’të, me një fjalë!

3.E shikova filmin ‘The house of Gucci’, viktima në fillim të filmit ishte i distancuar, i urtë, i sjellshëm, modest.

Por, nuk kaloi shumë kohë dhe u kuptua se në fakt ai nuk kishte qenë aspak i mirë, por kishte qenë dembel për të qenë vetvetja – i keq.

Shumë kush duket ‘njeri i urtë’, sepse është dembel për të qenë vetvetja ‘i keq’.

Për të qenë ‘i keq’ duhet punë, angazhim, frymëzim, duhet me shpurdh, se e keqja lyp aksion.

Për t’u dukur ‘i mirë’ (pa qenë), mjafton të jesh pasiv dhe kokëulur.

Dhe, kështu, Maurizio Gucci, tek pasi u martua me gruan e djallëzuar, u trimërua dhe u motivua ta shpreh të dhe ta jetësojë ligësinë e tij…

4.Ish agjenti i FBI-së na mëson se mashtruesit kanë shumë qejf të bëjnë llaf.

Flasin shumë e thonë pak.

Autori i thënies ‘Prindi i prindit nuk është gjyshi’,  nuk e ka shpjeguar a vlen edhe për gjyshe ky zbulim!

5.Kryeministri shkoi me veturë të përlloçur në takim me emisarin e Britanisë.

Nëse Albin Kurti e ka vërejtur se vetura është e palarë dhe nuk ia ka ndier – kjo tregon se kryeministri ndodhet në depresion, e nëse nuk e ka vërejtur se veturën e ka zgjyrē, prap është në depresion.

6.Në 15 përvjetorin e dy të vrarëve në protestat e 10 shkurtit kundër Pakos së Ahtisarit, Albin Kurti i viziitoi varret e tyre si Kryeministër i ‘Pakos së Ahtisarit’.

Të tjerët vdesin për idealet e tij, e ky i ndërron idealet, sipas nevojës.

Do të pendohet një ditë.

7.Albin Kurti ka thënë se ‘Me Pakon e Ahtisarit, ‘shqiptarët janë refugjatë në shtëpitë e tyre’.

Por, me qeverinë Kurti, shqiptarët janë qytetarë të dorës së dytë, ndërsa serbët janë superiorë, që shteti i paguan veç qē pranojnë të jetojnë në Kosovë, kurse shqiptarët i përzë nga Kosova, duke ua vështirësuar jetën në të gjitha aspektet.

Marksistët nuk besojnë në Zot, prandaj Albin Kurti nuk shikon në qiell kur viziton varret e viktimave, por shikon poshtë, në varr, i bindur se varri është fundi.

Varri është fundi i jetës, por jo edhe fundi i Drejtësisë.

Drejtësia, sikundër shiu, vjen nga qielli.

Prandaj, shiko lart në horizont.

8.Albin Kurti ka premtuar lirimin e çmimit të rrymës, por e ka shtrenjtuar;

Premtoi lirimin e çmimeve të ushqimit – por lejoi shtrenjtimin e tyre, jashtë kontrollit.

Më të gjitha rastet, absolutisht në të gjitha premtimet –  i hëngri fjalët e veta.

Çfarë zori kishte?

Pse? Pse nuk i hëngri fjalët e veta një nga një por i hëngri  të gjitha përnjëherë?

Pse nuk i vjen turp?

9.I ka mashtruar të gjallë e të vdekur.

….të gjallëve mirë ua ka bërë.

10.Është njëfarë vargu i bukur i një kënge të hasmit që tregon se si vjen dita që mashtruesi e mashtron edhe veten: ‘Derisa shtiresha se të dashuroj, jam dashuruar në ty’.

11.Unë jam zhgënjyer aq shumë në Albin Kurtin sa që ka momente: më vjen gjynah prej tij!

12.Albin Kurti e ka korruptuar dhe manipuluar ndjenjën më të bukur dhe më të dhimbshme – shpresën!

Nuk ka burg për ‘tregtarët e idealeve’, ‘tregtarët e shpresës’ dhe për ‘tregtarët e ëndrrave’;

13.Dashuria e shqiptarëve për Albin Kurtin për një vit u kthye në urrjetje, sepse ishte dashuri e madhe dhe e sinqertë.

Veç ndonjë mazohist, që i pëqen dhëmbja, se asnjë njeri normal nuk e do mashtruesin.

14.,E ka izoluar dhe e ka varfëruar Kosovën.

Ekzodi i shqiptarëve është i frikshëm.

P.S. A e ka bërë ndonjë punë të mirë?

– Puna më e mirë dhe më e ndershme që e ka bërë që pasi e ka fituar pushtetin nuk e ka mbajtur sekret se është mashtrues.

12 komente në “Një vjetori i Mashtrimit të Madh: Si ndodhi që na gënjeu Albin Kurti!”

  1. Valbona says:

    Albini eshte Saliu I Kosoves,mashtrues,i lig, delirant,shkurt e ka nxjer Saliu nga hundet,mire qe e keni kuptu,dhe po e kuptoni cdo e me shume, se cfare qelbaniku eshte Kurtiqi.

  2. Fatosi-kosove says:

    Te lumt Kymete vetem se ndoshta ske patur kohe apo edhe se ke marre vesh se nga sot edhe ortakja e kurtit mender presednike osmanka e ka zyrtarizuar mashtrimin, e ka zyrtarizuar partine
    ” guxo me qene i paftyre”
    Siq duket si ortake ne rien e mashtrim qe Jane po i besojne 14 shkurtit dhe tash ska dyshim do gjejne nje rren tjeter per ti mashtruar ata pak gjynah qe do ju mbesin afer dhe disa sahanlepirsa si ahmak abazi, hamshori konjufca apo ai debili ministeri i osmankes ai far peci qe ne shqiptaret e kosoves i themi “qukit” pec, besoj se e kupton se per ke e kam fjalen,ne fund te uroj shendet dhe kohe per te shkruar sa me shume per rrenat dhe idiotsite e ksaj klike politike te shen valentinit kurrcit dhe mender presednike osmankes.

  3. Stazimir K says:

    Shume gjera i ke thene, por jo te gjitha.
    Ajo qe nuk me pelqen ne ato qe ke thene eshte se ato spjegohen me Albinin si genjeshtar i lindur. Kjo e dashura Kimete, mund te jete e vertete, por edhe jo.
    Kur genjen per cmimet, ekonomine, kur genjen per politiken , kjo e vertete ka kuptim. Kuptimi eshte se ai mori pushtetin me genjeshtra dhe kjo tregon se ai eshte i mencur. Ai bile eshte me i mencur se shumica e shqiptareve qe votuan per te. Pra une ketu e pergezoj, se ne luften e tij per te mbijetuar ai shkelqeu. Ai me kete shkelqim eshte krenar vetem ne syte e gruas se tij Norvegjeze. Pra Albini eshte genjeshtar i lindur qe duke trazuar gjalun me norvegjezet, do infektoje edhe ata me kete gen.
    Eshte edhe nje diciture tjeter qe ju Z. Kimete nuk jeni marre fare ne kete shkrim. Eshte dicitura qe ka te beje me “te vertetat” qe ai i ato qe peshtyn ne mengjes i lepin ne darke.
    Une nuk mund te zgjatem shume por po permend disa prej tyre.
    Ai ne Rrambuje ishte kunder marreveshjes dhe se bashku me Sali Berishen kundershtonin Ameriken, sepse ata donin qe Amerika te detyronte Serbine te jepte paversine e Kosoves “sot dhe tani” dhe jo sipas planit amerikan(mbas tre muajsh), kur parashikohej te mbahej referendumi. Nejse, Kosova e fitoi pavaresine se dikush tjeter nuk e degjoi Kurtin dhe firmosi marreveshjen. Sot ai lepin ate qe peshtyu ne ate kohe. Atij i vene jarget vargan nga qejfi qe eshte Kryeminister i shtetit qe e krijuan te tjeret.
    Po keshtu, sapo mor pushtetin ai deklaroi se bisedimet me serbin jane vrima e fundit e kavallit per te. Nuk kaloi as nje vit dhe ne takim me Borelin ai tha qe “bisedimet” nuk kane alternative. Ai e lepiu me deshire te madhe peshtymen e tij te meparshme edhe ne kete problem.
    Ai po ashtu ka deklaruar se eshte kunder asociacionit dhe nuk do bisedoje per te me serbet. Kohet e fundit degjojme se ai mendon qe brenda mandatit te tij do e firmose kete asociacion. Pra edhe ketu atij nuk i peshtiroset peshtyma e mengjezit qe lepin ne darke.
    E keshtu me rradhe une mund te tregoj shume aspekte te tjera te politikes se tij, qe tregojne se ate qe ai peshtyn ne mengjes e lepin ne darke.
    Ketu nuk eshte fjala ne se Albini e ben nga zgjuarsia apo nga budallaleku. Keto nuk spjegohen me gjenialitetin e tij sic spjegohen genjeshtrat e tij qe ju i keni evidentuar shume qarte. Keto bile nuk i sherbejne karieres se tij, sepse ulin prestigjin ne syte tane. Pyetja eshte se pse i ben keto “levizje dinamike” Albini.
    Te gjitha keto lepirje te asaj qe ka peshtyre, kane nje emerues te perbashket qe eshte mbrojtja e politikes se serbit. Keshtu ai ne Rrambuje se bashku me Berishen ishin me politiken e Millosheviqit, per sabotimin e bisedimeve. Po keshtu edhe “reciprociteti” i tij i famshem ishte ne vazhden e mbrojtjes se Vuciqit per te sabotuar bisedimet. Ai e ndryshoi teorine e reciprociteti ne domosdoshmerine e bisedimeve, sepse po pergatit dhuraten per Vuciqin qe eshte asociacioni. Per t’ja lehtesuar kete dhurate Vuciqit ai po pergatit terrenin qe nga provokimet vulgare ndaj perendimit e deri tek shtepia e XH. Deves qe u kujtua ta riparoje sot, kur Evropa nderpreu parate per kete projekt. Ne shqiptareve nuk na hyn shume ne pune ky projekt, por per Vuciqin kjo eshte nje dhurate e cmuar. Jo me kote shtypi serb po hargaliset me kete “heroizem” te Kurtit. Ata po na akuzojne ne si fashiste dhe me kete po pergatisin kushtet qe asociacioni qe pritet ta firmose Kurti te jete i ndikuar nga domosdoshmeria qe serbet te mbrohen nga “fashistet” e rinj shqiptar prej Kosove.
    Pra e dashura Kimete, shpesh genjeshtrat e Alpinit, veprimet dhe mosveprimet e tij qe duken pa kuptim, kane nje kuptim jashte Alpinit….

  4. Nje qe kishte shprese te Albini says:

    Po Kimete ,me te drejt e the qe ky mashtruesi ka vra shpresen,sepse ky kete detyre ka qe te vras shpresen dhe kete detyre e ka bere shume mire!

  5. mik says:

    Kimete.
    Pika 1) Shqiptari t’mashtron.
    Ç’ka t’flet – rren.
    E ka n’gjak
    PS : Po ti cfar gjakut ke )

  6. Cati says:

    Nuk e di cfare sharjesh me pak thone serbet se Kimetja per Shqiptaret ?

  7. lexuesi says:

    Kimete kur lexon titullin te bene per vehte por kur vazhdon e lexon kurgje ne shqip nuk kupton!Qe te jesh letrare dhe mos te dijsh ose mos te duash te dijesh kete gjuhe do te thote qe do me vdek Kosovare e jo Shqipetare!Sikur kaq e kaq kohe boshe qe ke pas mos me e mesue gjuhen shqipe zyrtare do te thote qe edhe ti ke marre nga Albini!!!
    Sepse gjithkush kendej kufinit duhet me u shkapalye me marr mundimin me te lexu ,ku ma do mendja ti je mbyllun e vetem lexon e kur nuk komunikon kur e din se edhe populli kendej kufinit te lexon!
    Sa merresh kaq kohe me te marret ,perkushtoju e mesoje gjuhen zyrtare shqipe se nuk ke per te humbur por ke per tu bere edhe me e ditur e me e kuptuar nga ç’fare je.

    1. Likja says:

      I dashur lexues! Lexoje edhe nje here komentin tend dhe do te vesh re se je nje gjysem analfabet! Lerini njerezit te shfaqin mendimet e tyre! Asnje nuk ka kriterin e se vertetes as Saliu dhe berishistet analfabete!

  8. Sara says:

    edhe nese dikush s’eshte dakord me mendimet e tua, (perfshire mua) per mua je pena me e bukur sot per sot ne shkrimin e perditshem Shqip,…. (dhe ketu nuk po them me e bukura ne “kategorine” e femnave…)
    Mos na harro te na shkruash si deri me tash!

  9. Prishtina says:

    Vetem me shum poena fiton Kurti,sa her qe ju e kritikoni
    Populli i Kosoves eshte i knaqur me punen e Kurtit te sigurt e ka edhe mandatin tjeter ,deri sa te lodhet vet dhe ta len politiken

    1. Likja says:

      I dashur lexues! Lexoje edhe nje here komentin tend dhe do te vesh re se je nje gjysem analfabet! Lerini njerezit te shfaqin mendimet e tyre! Asnje nuk ka kriterin e se vertetes as Saliu dhe berishistet analfabete!

  10. "BOHOTINA" says:

    Per mua Labin e jugut je pene interesante, e thelle, e guximshme… Ne ketej nga anet tona kemi shume lepirsa nga tere palet, jane vene ne rresht si rekrutet nga ca palo politikane.
    Te lexoj vazhdimisht. Te vleresoj. Per Kurtin te besoj se e njeh mire. Une ia kam vene shpejt kapelen ne koke, qe ne ate kohe qe u takua me pjesen me te zeze te politikes tone, Salih, Ilir, Monika…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje