Kryeministri Edi Rama ka replikuar më qytetarët në Facebook, sa i takon nisjes së aksionit për shembjen e banesave të tyre në disa zona të Tiranës.
Rama i është përgjigjur një komentuesi duke i thënë se ndonëse ka ndërtuar pa leje dhe në tokën e tjetrit, qeveria do t’i japë atij bonus qiraje dhe shtëpi të re.
Qytetari: Unë duhet me e plotësu pyetësorin, e duhet me lënë kockat ke shpia që po’ shembet e askush stë përfill
Edi Rama: Te përfill në fakt aq shumë sa megjithëse shtëpinë e ke ndërtuar pa leje, në tokën e shtetit a të tjetrit, të jep bonus qeraje deri kur të të ndërtojë dhe japë shtëpinë e re!
Çfarë kërkon më shumë apo të tjerët duhet të ngrohen në diell dhe të mos u bëhen shtëpi të reja? Jo i dashur, zhvillimin dhe strehimin e familjeve në nevojë nuk e merr dot peng askush, aq më pak ata që kanë ndërtuar pa leje!
Pse lodhesh me këta, o zoti K/Ministër! Thuaju të shkojnë atje nga kanë ardhur dhe do të shohësh se si do ta mbyllin grykën.
Kryeministri i 20%-shit ka te drejte. I qan hallet e popullit nga bythorja e Facebook, lol
Dhe keta tipa ofendohen kur i quan shpellarë. Zbriten ne Tirane,zaptuan token e tjetrit dhe tani nuk duan qe qeveria te ndertoje shtepi per fatkeqet qe u demtuan nga termeti ne token qe shpellaret vodhen.
Grabitesit e tokave te pronareve te ligjshem dhe hapesirave publike kane bere nje dem shume te madh tashme. Per hir te vertetes bashkfajtor eshte edhe shteti qe i lejoje te zaptonin. Jemi te gjithe deshmitare cfare ndodhi pas viteve 90. Te ishte per mua keto duhet te ikin pa demshperblim, por kurre keto nuk duhet te shperblehen me shume se nje apartament sa per te patur strehe.
Nje çmenduri qe s’e ka pare as bota: vjen zapton token e tjetrit dhe te kerkon dhe llogari, nga ana tjeter, pa asnje detyrim me te vogel, shteti dhe qeveria i nderton dhe fal shtepi. Si duket ky eshte komunizmi: nema (ma jep), se s’ma ké! Po ne ç’vend te botes te fal shtepine shteti?!!! Thone mire disa komentues; keta duhet te kthehen andej nga kane ardhe se bastarduan nje popull, nje vend, nje shtet .
I nderuar Zoti Rama ka ardh koha qe dikush t’u thote hapur dhe ne fytyre te gjithe atyre qe kane perfituar nga rrumpalla 30 vjecare qe ka mbjell Saleh Birisha and Company se rrumpalla duhet te marr fund.
Gjerat duhet te shkojne aty ku e kane vendin, ne te kundert nuk behet ky vend.
Jepi Cesarit ate qe eshte e Cesarit!
Nese duan shtepi ti blejne si shumica derrmuese e qytetareve te ketij vendi dhe jo ti perfitojne nga taksat e atyre qe punojne, lodhen e krijojne pasuri me gjak e djerse.
Paratë e Kristaqit I ke???? Nuk le zaptues tokash e pronash pa dëmshpërblyer dhe mua më kërkon tapitë nga koha e Sultan Muratit për të marrë pronën time!
Ptuuu!
o BASHKËPENËMBAJTËS, mo u nxef kot,njerëz jei e gafa bëjmë!
një pyetje të bëri tjetri dhe ti o burra “ça do më?”.
po siku të të thotë “dua PS!”
ça do bësh ti o BASHKËPENËMBAJTËS?
do thërrasësh amerikën në ndihmë??
qetsohu o BASHKËPENËMBAJTËS,qetsohu!!
ps:e ke pyt doktorin për peshën që mund të mbash??jo për gjë por problemet me shpinën i ke nga pehat që mban!tashti ke shtuar dhe “penën”!!
BASHKËPENËMBAJTËS,mos harro se penat e amerikës janë të mëdhaja!!