PD ngre grup pune për reformën territoriale: Ajo e vitit 2014 u përdor nga PS për qëllime elektorale

14 Shkurt 2022, 15:14Politika TEMA

Partia Demokratike ka nisur punën për reformën territoriale. Deputetja Dhurata Çupi deklaron se selia blu ka ngritur grupin e punës të cilët do të konsultohen me qytetarët dhe ekspertët.

“Vendimi i parlamentit për nisjen e punës për reformën territoriale është një hap shumë i rëndësishëm përpara. Ndaj ne kemi ngritur  grupin e punës për të nisur konsultime me qytetarët dhe ekspertët në çdo cep të vendit. Thirrja jonë është për të gjithë qytetarët dhe ekspertët që duan të japin kontributin e tyre nëkëtë proces shumë të rëndësishëm, të na bashkohen”.

Çupi akuzon mazhorancën për reformën territoriale të vitit 2014, duke thënë se e përdori përfitime elektorale.

“Më pak shërbime, më shumë të punësuar dhe shumë para të çuara dëm. Kjo është ajo që prodhoi reforma administrative e Edi Ramës në vitin 2014. Qëllimi i vërtetë i Edi Ramës nuk ishte vetëqeverisja vendore, por krijimi i zonave elektorale ashtu siç i interesonin atij, shpenzimet për administratën e bashkive pas shpërndarjes administrative janë rritur me 23% dhe shërbimet publike në ish-komuna janë përkeqësuar”.

Kuvendi miratoi ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, propozime të bëra nga PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje