Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Rama deklaroi se kjo “është një ngjarje me rëndësi historike për vendin tonë, që shënon një hap tjetër në shndërrimin tonë, për të përmbushur aspiratën tonë si komb”.
Kreu i qeverisë nënvizoi se “kërkimi i vendit të merituar në rajon dhe Europë ka mbetur busulla jonë, edhe në momentet më të mundimshme në rrugën tonë të vështirë drejt një shoqërie të lirë e demokratike, drejt familjes me të cilën duam të bashkohemi, familjes europiane, së cilës i përkasim”.
“Bota ka ndryshuar dhe është transformuar gjatë 76 vjetëve të fundit. Shumë vende e shoqëri kanë parë jetët e tyre të ndryshojnë rrënjësisht, por mund ta them pa asnjë dyshim se transformimi i Shqipërisë është një prej më mbresëlënësve e më me ndikim, deri në atë pikë sa prirem të bie dakord me miqtë që na thonë se përgjatë tri dekadave të fundit, Shqipëria është transformuar më shumë se gjatë tre shekujve të fundit.
Ky është bilanci ynë, për të cilin jemi krenarë dhe duam ta përmirësojmë më tej. Në ditët e sotme ne vërejmë se vlerat që dikur i merrnim të mirëqena si aspirata për t’u arritur janë vënë në mëdyshje, por, ne që u kemi mbijetuar kohëve të errëta, këto dyshime nuk i ushqejmë, sepse e dimë se cila është alternativa e këtyre vlerave. Ne i kemi vënë të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut në qendër të agjendës sonë për mandatin në Këshillin e Sigurimit. Ne i shohim ato si përparësitë e organizmit më të fuqishëm në botë”, u shpreh Rama.
lol
=
Albanistani ne tryezen nderkombetare….lol… sipas Liderit Global
Na erdhi Rotation asnje merite nuk kemi…ky na la jashte BE ….ka 9 vjet qe I largohemi
Nuk mohojme ndryshimet, por mos mohoni se ne kohen e komunizmit, kishim plot gjera per tu ndjere krenar, por ministrja Xhaxhka nuk ka si ta dije se ne politike me te majten hyri si e majte, dhe duhet te ktheje koken pas per privilegjet qe ka perfituar, ndonjese shume te tjere mund te kishin zene vendin e saj.
Fenomenet e pista qe jane cfaqur ne demokraci nuk ishin ne komunizen, nuk po i permendim se tashme njihen.
Kryesorja ishte DINJITETIi zonja ministre qe sot nuk ekziston sepse u korruptuan shumica prej jush.
Nuk ishin fajdet, prostitucioni, kriminaliteti, etj.
Per kohen e kaluar duhet te jemi me shume Krenar, kjo eshte e pakrahasueshme.
Mendoj se duhet te jeni me objektiv. Nuk mund te pretendojne te na mbeshtesin te tjeret duke mohuar gjithcka.
Me shume duhet te duan vendin tone, perpara cdo kujt.
Po pse Xhacka i solli fajdet? Po trafikun njerzor pertej detit apo prostitucionin ajo e solli? Njerez, ktheni syte nga vetja. Hajdutet, harbutet, trafikantet jane midis nesh. Sepse jemi te prapambetur, me kulturen e se shkuares. Na duhet shume kohe te ndryshojme.
I vini ne peshore te dashur komentues, cili sistem Ishte me i Miri? Une jam i bindur per kete te sotmin, pavaraisht te disa aneve negative.