Rita Ora dhe Taika Waititi janë një prej çifteve shumë të komentuar në mediat rozë, ndërkohë që dyshja nuk na i ka kursyer herë pas here pozat së bashku.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka bërë një dedikim romantik për dashurinë e saj, ku ka zbuluar se njihen që para 4 vitesh, edhe pse thuhet se lidhja e tyre ka nisur në muajin Mars të vitit të shkuar.
“Ne, 4 vite më parë, deri tani, faleminderit që je kaq i mirë, dhe që më argëton përgjithmonë”, ka shkruar Rita krahas fotove.
Artistja në një intervistë të dhënë më herët ka pranuar se po kalon një periudhë shumë të mirë me të dashurin e saj.
“Jam në një periudhë të mirë të jetës dhe kjo është e tëra që do të them për lidhjen time të dashurisë. Thjesht, me gjithë respektin mendoj se privatësia në jetë është e rëndësishme. Kam mësuar shumë nga gabimet që i kam bërë gjatë të 20-ave”, ka deklaruar këngëtarja.