VIDEO: Sportisti mbetet i bllokuar nën akullin e trashë, zhytet dhe nuk gjen daljen

14 Shkurt 2022, 13:47Lifestyle TEMA

Boris Oravec nga Sllovakia është një atlet profesionist në hokej dhe crossfit, të cilit i pëlqen të testojë kufijtë e tij dhe të ndajë aventurat me mijëra ndjekësit e tij në mediat sociale. Llogaria e 31-vjeçarit në Instagram zbulon dashurinë e tij për sportin, pasi poston vazhdimisht video duke u stërvitur në palestër, duke notuar dhe duke bërë “magjitë” e tij në akull.

Megjithatë, ka raste kur edhe një sportist profesionist me përvojë haset me vështirësi kur tenton diçka të re apo të vështirë. Një incident i tillë ndodhi rreth një muaj më parë, kur Oravec u përpoq të notonte një distancë në një liqen të akullt në zonën Vysoké Tatry. Plani i atletit të ri ishte të zhytej në ujërat e akullta nga një vrimë në akull dhe të dilte nga një tjetër, disa metra larg.

Por gjithçka nuk shkoi sipas planit pasi ai humbi orientimin duke bërë që të mbetej nën shtresën e akullt. Pasi pa që kishte humbur kontrollin, ai kapi litarin e sigurisë duke e nxjerrë atë, i cili e dërgoi për te vrima nga ku hyri

1 komente në “VIDEO: Sportisti mbetet i bllokuar nën akullin e trashë, zhytet dhe nuk gjen daljen”

  1. anticensurë ??? says:

    gjë e rrallë,normalisht thuhet “të fus atje nga ke dalë”,kurse “ky doli nga kishte hyrë”!
    e të vërtetë RR K!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje