Call Center-et e Tiranës "përveshin mëngët": Pazare votash jo veç për zgjedhje elektorale, por edhe për... Big Brother

14 Shkurt 2022, 11:38Lifestyle TEMA

Finalja e “Big Brother VIP” është mbrëmjen e së premtes dhe një prej 4 finalistëve do fitojë çmimin e madh, ndërsa tre të tjerët do fitojnë nga 10 mijë euro.

Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira janë në “luftë” për çmimin e madh.

Publiku po voton për të preferuanin e tyre, personazhet publikë po mbështesin në rrjete sociale të preferuanin. Televotimi me pyetjen ‘Kush doni të jetë fitues’ ka nisur fuqishëm.

Së fundmi, një punonjës i një Call Center-i ka denoncuar në rrjetet sociale, se pronari po i mbush telefonat dhe po i detyron të votojnë për Donaldin. Duke publikuar edhe telefonin me votat e dërguara për Donaldin, ai rrëfen se pronari është miku i Romeos.

Krahas të tjerave, duket se Call Centerat po angazhohen edhe për të bërë komente pozitive në rrjetet sociale për të ndikuar në opinionin publik.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje