Eksperimenti i Elon Musk me çipin në tru, 15 nga 23 majmunët kanë ngordhur

13 Shkurt 2022, 22:04Lifestyle TEMA

Neuralink-u i Elon Musk, plani ambicioz përmes të cilit synohej të rifitohej lëvizshmëria e njerëzve që kishin pësuar dëmtime të shtyllës kurrizore, duke futur një çip në tru, aktualisht po eksperimentohet me majmunë.

Manjati nga Afrika e Jugut është shprehur gjithmonë se gjërat “po ecnin mirë” dhe e ka përshkruar eksperimentin si “të sigurt dhe të besueshëm”. Megjithatë, versioni i tij bie ndesh me atë të ofruar nga Komiteti i Mjekëve për Mjekësi të Përgjegjshme, pasi kjo organizatë thotë se majmunët i janë nënshtruar “vuajtjeve ekstreme” si rezultat i “kujdesit jo të përshtatshëm” që është treguar për to.

“New York Post” ka publikuar denoncimin e kësaj organizate, që thotë se të paktën 15 nga 23 majmunët e Universitetit të Kalifornisë të përdorur në projekt, midis viteve 2017 dhe 2020, kanë ngordhur, ndërsa vetëm 7 kanë mbijetuar: “Ata nuk u dhanë majmunëve kujdesin e duhur veterinar. Përveç kësaj, ata përdorën procedura shumë invazive për të bërë implante truri dhe për të eksperimentuar mbi kafshët”.

Gjithashtu, Komiteti prezantoi disa shembuj të dëmtimeve të pësuara nga kafshët. Njërit prej tyre i mungonin gishtat e duarve dhe këmbëve, ndërsa një majmuni tjetër i kishin futur në tru elektroda që i shkaktonin të vjella.

Përveç kësaj, Komiteti ka njoftuar se do të bëjë një ankesë kundër Universitetit të Kalifornisë, i cili është financuar me rreth 1,4 milionë dollarë nga Neuralink për të kryer eksperimentet.

Nuk dihet ende nëse publikimi i këtij lajmi do të pengojë Elon Musk për të nisur eksperimente të tilla edhe me njerëzit, të cilat janë parashikuar për në vitin 2023.

4 komente në “Eksperimenti i Elon Musk me çipin në tru, 15 nga 23 majmunët kanë ngordhur”

  1. Baliu says:

    Ani more qa ka lidhje, biznesmeni “ka” gjithmone te drejt.

  2. L says:

    Cudi.new.york post nuk flet per eksperimentet e Dr,Faucit .
    Ah po ato jane eksperimente demokratike te perkrahura NGA BLM per equity dhe kunder white supremacists .
    Te pakten musk po perpiqet te gjej nje zgjidhje per njerezit dhe.pse trajtimi brutal I majmuneve ose kafsheve esht shume I eger.
    Kurse fauci keqtrajton me.kafshe e me milet ,thjesht per te mesuar NGA nje pandemi qe po Mos e bente ne.laborator ne kine sdo ekzistonte kurre.
    Ne fund te fund ai.lejohet te vrasi nja 15 milion njerez.

  3. Eduarti says:

    Nuk ka gje me pozitive te eci shkenca e ketij sharlatani perpara ….vec cipin ta vendose nje here ne koken e tij ….dhe me mbas pasi njerezimi te bindet se eksperimenti eshte i dobishem per cdo gje , le ta coje ne linje prodhuese …
    Ta provoje ne trurin e tij …..e sigurt qe do ta sjelle ne vete dhe te heqe dore nga keto jdjotesirat …..
    Nese do me gjith mend te japi ndihme njerezimit , le te jape nga pasuria e tij nje shume te konsiderueshme per gjetjen e kancerit ……jo vetem ky por gjithe te lasurit , me kete ne krye , Bezos mbas tij , Bill Gates e tj etj …..keshtu shpeton njerezimi , me shpikjen e ilacit te kancerit , dhe shpetimin e planetit …..te tjerat jane idjotlleqe te terheqin vemendjen ……..

  4. Teslafan says:

    Kostoja e progresit. Po ky tipi, po e vuri nje gje ne mend, zor se e le ne mes te rruges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje