Dy vjet më parë, ai ishte një prej aktorëve të rinj më të vlerësuar në Hollivud, dhe kishte imazhin e një njeriu shumë familjar, të përkushtuar ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve te tij.
Por kur shtypi zbuloi disa të vërteta shqetësuese mbi Armie Hammer, e shoqja e braktisi dhe Hollivudi i mbylli dyert.
Tabloidet u mbushën me lajme sipas të cilave, Armie kishte tradhëtuar gruan e tj, Elizabeth Chambers, me shumë gra, kishte ushtruar edhe dhunë seksuale ndaj disave prej tyre e kishte edhe fantazi të lidhura me kanibalizmin.
Aktori vetë nuk i pranoi kurrë këto akuza. Mësohet se ai është shtruar në një klinikë ku është trajtuar për varësinë e tij nga seksi, alkooli dhe substanca të dëmshme.
Elizabeth është lëkundur, e thotë se mund t`ia japë një shans të dytë për hir të fëmijëve të tyre, por Hollivudi jo.
Aktori është eleminuar nga të gjitha eventet promocionale të filmit të tij të ri, Death on the Nile, ku intepretonte në krah të Gal Gadot.
Se si mund te flisni keshtu per kete “Yll” , njeri kanibal , manjak i semure seksual , te droguar me tyrli lloj drogash dhe cfar mesazhi percillni lexuesit me plehra te tilla , VETEM JU MUND TA DINI ! Hollivudi e flak tutje kete tip kanibali , ju na mallengjeni !
sa qejf e kam kete “Hollywood”-in moralist…!!!!!
Ne Hollivood jane shumica si ky. Sa me shume para aq me teper intriga e korrupsion. Bote e keqe.
Me t’gjitha keto akuza per krime, ky aktor do ishte ne burg apo jo ? Ah.. po, eshte i shtruar ne nje spital psiqiatrik, prandaj e shoqja ka menduar ti jape nje mundesi te dyte.