Çështjen ukrainase mund ta sensibilizosh edhe kështu

10 Shkurt 2022, 13:50Lifestyle TEMA

Këngëtarja e famshme britanike, Adele, e cila fitoi tre nga çmimet kryesore në ”Brit Awards 2022”, u paraqit në mbrëmjen e marrjes së çmimeve me veshjen e stilistes ukrainase, Marianna Senchina.

“Jemi shumë krenarë që shohim që Adele merr çmimet ‘Brit Awards 2022’ e veshur nga stilistja ukrainase, Marianna Senchina”, shkroi në Twitter ambasada e Ukrainës në Britaninë së Madhe dhe Irlandën e Veriut.

Adele fitoi për albumin më të mirë “30”, këngën e vitit me “Easy On Me” dhe artisten e vitit.

Çmimet ”Brit Adwards” janë çmimet vjetore të muzikës pop të industrisë britanike të muzikës.

Ato u dhanë për herë të parë në vitin 1977 dhe, që prej vitit 1982, ato jepen çdo vit.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje