Piktori shqiptar që i shiti pikturën Ronaldos: Ibrahimovic po pret tablonë e radhës

10 Shkurt 2022, 11:17Lifestyle TEMA

Agron Hoti është një piktor i përmasave të mëdha. Artisti shqiptar, i cili prej 20-vjetësh ushtron profesionin në Verona të Italisë, foli në Dita Jonë mëngjesin e së enjtes mbi pikturat e tij me sipërfaqe të madhe.

Hoti zbuloi se dy vite më parë, Ronaldo, ylli i futbollit, i ka blerë atij një pikturë teksa kishte shkuar në Verona me Juventusin për një ndeshje të Serie A. Ai thotë se tabloja e radhës është për Ibrahimovic.

“Ronaldo më ka blerë në pikturë, ndërsa në pritje të tablosë është edhe Ibrahimovic. Unë jam tifoz me Milanin dhe ai po e pret me padurim realizimin. Piktura është një përmbledhje e 5 Champions që ka fituar Ronaldo, janë të gjitha brenda. Ishte emocionuese.

Ai e bleu pikturën në momentin kur Juventusi erdhi të luante ndaj Veronës, por ishin rregullat e rrepta për shkak të pandemisë në atë kohë dhe nuk munda të afrohesha më shumë se 3 metra”, rrëfen piktori shqiptar Agron Hoti për A2.

Në fund, ai shpalosi edhe ëndrrën e tij. “Jemi në përfundim të burokracive. Unë do të realizojë një pikturë 8 mijë metra katrorë, në stadiumin e Riadit, ku do të jenë prezentë yjet e futbollit botëror”.

2 komente në “Piktori shqiptar që i shiti pikturën Ronaldos: Ibrahimovic po pret tablonë e radhës”

  1. reti11 says:

    Brravo plako!

  2. !!!!!! says:

    Ky piktor koti dhe mos them dhe fjal tjera…. piktura pa vler, jepi te bej pejsazhe eshte zerro, jepi portrete po zerro ky esht nje piktor qe hudh boje qe te shofim ngjyra pa lidhje….Habitem me RONALDON qe ka pranuar pikturen e ketij.. Hajde merre vesh se ca bote po jetojm!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje