VIDEO: Gruaja e filmon teksa hidhet në lumin e ngrirë, burri nuk arrin të dal i gjallë

9 Shkurt 2022, 16:03Lifestyle TEMA

Një burrë para syve të gruas kërceu në një lumë të ngrirë, në të cilin kishte hapur një vrimë me motosharrë.

Burri 38-vjeç nga Ukraina i identifikuar si Alexander, i kërkoi gruas që ta filmojë derisa kërcente në ujin e ngrirë të lumit Chrtomlyk, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pa kaluar shumë momente ekipet e shpëtimit u telefonuan pasi ai nuk doli më mbi sipërfaqen e ujit, dhe rrymat e ujit e kishin futur thellë në lumë.

E pas kërkimit disa orësh të ekipeve të shpëtimit, trupi i tij është gjetur në një thellësi të madhe. Atë e dërguan në spital vetëm sa për të konfirmuar vdekjen e tij.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur javë më parë në Rusi, ku një avokate para syve të bashkëshortit dhe gruas kërceu në të njëjtën mënyrë në një gropë të hapur në lumin e ngrirë dhe që pati të njëjtin fat sikurse burri nga Ukraina.

3 komente në “VIDEO: Gruaja e filmon teksa hidhet në lumin e ngrirë, burri nuk arrin të dal i gjallë”

  1. anticensurë ??? says:

    duhet të jesh pak si budalla të kërcesh në një lumë të ngrirë!dhe mbi të gjitha të mos mbahesh në bordin e vrimës!!
    edhe mbajtja mund të jetë e rrezikshme nëse lumi ka rryma të forta!!
    mënyra si është hedhur idioti është vetvrasëse!hedhje vertikale në lumë nuk të lejon të dalësh në të njëjtin vënd ku je hedhur!në një vrimë 1 me 1 m!të sposton të paktën 1 ose dy metra,varet nga thellësia!një ngurim i vogël për shkak të të ftohtit,dhe kështu nuk e gjen dot më vrimën në të cilën ke kërcyer!!asfiksia bën të vetën!!

  2. loni pe betoni says:

    deshe fiq ti Fiqo, pi uje nashi

  3. petrit says:

    I kam pare duke u hedhur ne vrima te ngjashme dhe me beri pershtypje qe lidheshin ne dore me litar. tani po kuptoj arsyen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje