“Sekuestroja më e madhe financiare në histori”, SHBA arreston çiftin nga Nju Jorku për vjedhjen e miliarda dollarëve

8 Shkurt 2022, 20:50Lifestyle TEMA

Një çift nga Nju Jorku është arrestuar me akuzën e tentativës së pastrimit të 4,5 miliardë dollarëve kriptovaluta të vjedhura.

Forcat e rendit kanë sekuestruar 3,6 miliardë dollarë, që është “sekuestroja më e madhe financiare në histori”, sipas autoriteteve amerikane.

34-vjeçari Ilya Lichtenstein dhe gruaja e tij, 31-vjeçarja Heather Morgan përvetësuan shumën e madhe nëpërmjet hakerimit të Bitfinex, në vitin 2016.

Hakerat kanë vjedhur qindra milionë dollarë vitet e fundit nga platformat e kriptovalutave dhe këto dy arrestime përbëjnë një fitore të madhe të autoriteteve amerikane.

Çifti rrezikon tashmë deri në 20 vite burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje