E rrallë/ Përgatiten këpucë nga lëkura e…këmbëve të pulës

8 Shkurt 2022, 16:18Lifestyle TEMA
E rrallë/ Përgatiten këpucë nga lëkura

INDONEZI – Një punishte në qytetin Badung në rajonin e Javës Perëndimore të Indonezisë, bën këpucë nga lëkura e këmbëve e pulës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipërmarrësi Nurman Farieka, 26 vjeç, filloi biznesin e tij të prodhimit të këpucëve, të quajtur Hirka, në vitin 2015 pasi zbuloi ditarin e babait të tij se si të nxihej lëkura e pulës.

“Lëkura e këmbëve të pulës ka të njëjtën strukturë si lëkurat e tjera ekzotike te gjarpërinjtë dhe krokodilët, ndaj ne e zgjedhim atë si një material alternativ”, thotë Nurman.

Nevojiten 64 këmbë pule për të bërë një palë këpucë lëkure.

Nurman dhe katër punonjësit e tij mund të përfundojnë një palë këpucë në dhjetë ditë, për shkak të kompleksitetit të procesit dhe punimit me dorë.

1 komente në “E rrallë/ Përgatiten këpucë nga lëkura e…këmbëve të pulës”

  1. Partizani Velo says:

    Po ja porosis Meros një palë, se ka ngelur keq. Sja ka hedhur rrogën në bankë Ramiu akoma. Kaposhit kokë rrjepur i shkojnë një palë këpucë nga lëkura e pulës. Fajin e ka Saliu dhe Meta..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje