Miliarderi Peter Thiel tërhiqet nga bordi i kompanisë Meta

8 Shkurt 2022, 09:49Lifestyle TEMA

Peter Thiel, një nga investitorët më të hershëm të Facebook, është tërhequr nga kompania. Thiel thotë se do të angazhohet në mbështetjen e kandidatëve që do të çojnë përpara axhendën e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Thiel iu bashkua Facebook-ut në vitin 2004, kur bleu 10% të aksioneve dhe u bë pjesë e bordit të drejtorëve. Ai është bashkëthemelues i sistemit të pagesave PayPal dhe zë i rëndësishëm i politikës konservatore në Silicon Valley.

Thiel do të mbajë postin e tij deri në mbledhjen e ardhshme vjetore të aksionerëve, por nuk do të rizgjidhet.

Njoftimi për largimin e tij vjen ndërsa aksionet e Meta-s kanë pësuar një rënie të fortë, për shkak të një ndryshimi që bëri Apple, i cili ndikon te reklamat në Facebook. Aksionet ranë me 5.1% të hënën. Meta ka humbur 1/3 e vlerës gjatë këtij viti, por vlen ende 600 milionë dollarë.

Thiel ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Trump në Silicon Valley dhe ka qenë një prej këshilltarëve të tij. Ai ka kontribuuar me nga 10 milionë dollar për të mbështetur dy kandidatë republikanë në zgjedhjet e mesit të mandatit të Biden.

2 komente në “Miliarderi Peter Thiel tërhiqet nga bordi i kompanisë Meta”

  1. Tepelena says:

    BRAVO, BRAVO. USA dhe gjithe perendimi mund te shpëtohen vetëm nga konservatore te vërtet, qe besojne te familja, kombi,zoti.
    E majta po shkaterron perendimin, me avancimin e axhendes homoseksualëve/pederastise ( te gjithe homoseksualët votojne te majtën), emigracion pa fund me qëllim krijimin e shteteve shumkombëshe pa bërthame.

  2. kaculu says:

    ka kontribuar me 10milion dollar thot. ky Meka kot fare, vetem Orion velai me ad celen kan hache nga 15 milion euro ne zgjedhjet e Kaluara pa llogaritur te tuerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje