Mbyllet pub-i më i vjetër në botë, ishte hapur në vitin 793

7 Shkurt 2022, 11:55Lifestyle TEMA

Një pub i cili konsiderohet si më i vjetri në Angli mbylli dyert për klientët dhe adhuruesit e birrës pasi pronari i tij shpalli falimentin.

Pub-i i mbijetoi disa luftërave dhe epidemive, por duket se koronavirusi dhe pasojat e tij e detyruan Christo Tofalli që të ulë qepenat e “Ye Olde Fighting Cocks”

Ai tregon se u përpoq me miq e me shpirt të mbante hapur këtë pub, i cili mendohet se daton që në vitin e largët 793.

Megjithatë, Tofalli shprehet se pub-i mund të hapet sërish me një pronar dhe menaxhim të ri, por që ai nuk do të jetë pjesë.

 

2 komente në “Mbyllet pub-i më i vjetër në botë, ishte hapur në vitin 793”

  1. Sali Ram Berisha says:

    Me siguri e kane mbyllur banda e tatimoreve te lali Erit dhe te Edi Rams.

  2. Xhon çalamani says:

    Mos more …… po si nuk me lajmeroi kush mua !!!!! Po une kam qene dhe ne inagurim kur e hapem per here te pare me kujtohet si sot , binte nje shi me gjyma …..e kemi pire ate dite sa u shurruam ne qillota se nuk dilnim jashte se lageshim . Me ne ate diten e pare te hapjes se pub ishte dhe vellai i Rikard Zemer Lepurit ( jo i mbretit Riçard) dhe ne i mbushte qypat e baltes (qypa te vegjel) me birre ster ster ster ster ster ster ster gjyshi i ketij Kristo Topalli-t (Tofalli e kthyen ne kohen e luftrave me Napolonin ) se Topalli e kane pasur llagapin . Pronari i pare çalonte pranej e quanin Topalli. Gjynof qe e mbyllen ,e kisha bo ne jete me kalu nga funi javes me pi nje gote por ja s”qe e thone ,na i prishen folene qerratallaret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje