Nuk kishte nuhatje që nga fëmijëria, 25 vjeçares i rikthehet pas kalimit të Covid

7 Shkurt 2022, 10:55Lifestyle TEMA

Nancy Simpson  i kishte humbur nuhatja që kur ishte fëmijë, për arsye që ende ajo sot nuk i di. 25-vjeçarja, nga Londra, u rrit duke pa shqisën e nuhatjes por mbeti e habitur kur pas rikuperimit me Covid, ajo rifitoi nuhatjen.

Ajo tha për The Sun: “Kam qëndruar në shtëpi gjatë Krishtlindjeve, duke u izoluar në dhomën time dhe një ditë kuptova se isha në gjendje të nuhasja gjithçka.

“Gjërat që më pëlqejnë ti ndjej aromën më shumë janë frutat, qirinjtë dhe përdorimi i erëzave në gatime të ndryshme, tha ajo.

Dr Jane Parker, një eksperte e shijeve dhe nuhajtjes në Universitetin e Reading, tha se infeksionet virale mund të dëmtojnë qelizat nervore në hundë, gjë që i ndalon ata të dërgojnë sinjalet e duhura në tru.

Shumicës së personave iu rikthehet nuhatja por disa prej tyre vuajnë nga këto ndryshime për periudha të gjata.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje