Ulber Ferati tregoi mes të tjerash gjatë intervistës me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se tashmë është angazhuar në restorantin e tij italian që ka hapur në Alaskë. “Fiori d’Italia” është një restorant italian dhe është shumë i njohur në vend. Fillimisht nisi si një mënyrë për të mësuar gjuhën angleze por tashmë bashkë me gruan e tij dhe dy djemtë kanë arritur të krijojnë një biznes të suksesshëm.
“Kur erdha në Amerikë kisha për qëllim që të krijoja diçka. Kështu që restoranti ka qenë metoda më e mirë që të mësoj gjuhën, të kem para dhe ku mund të punoj sa të duash.”, tregoi ai. Për t’i vendosur këtë emër, ai tregoi se ishte frymëzuar nga Picasso. Mes të tjerash, Ferati tregoi dhe takimin me Princ Harry-n dhe bashkëshorten e tij, Meghan Markle.
“Djali i madh ka një pasion të veçantë dhe dallon llojet e uiskit. U takua me një pioner, një organizator i show-eve më të mëdhenj për uiskit në Las Vegas. Kemi dhe pije të rralla, një shishe aty është një dhuratë që Princ Harry i ka dhënë djalit. Djali kaloi dy javë atje me Princin për një mbledhje fondesh për organizatën e princeshës Diana. Shkuam aty për të ndihmuar këtë shoqatë dhe të gjitha benefitet shkuan në Afrikë.“, tha ai.
Povera Italia kur ka hap che ky kokcepshi qe di te gatuaj vetem fasule restorant italian vari lesht.
Vini ky kokecepeshi ka bere dicka. Po ti cfar ke bere ? Perjashtojme te ngrenit mut neper portale.
Sikur te ka faj ky zoteri per jet muti qe ben.
Ky “kokcepshi” ka shkuar deri ne Alaske edhe ka hapur nje biznes te ndershem. Puneson veten dhe familjen, paguan edhe taksat. Po ti mbrojtesi i pastertise se races italiane me cfare merresh?
Sakte.
Keta qe flasin si ky “Vini”, jane humbameno, apo “looser”, sic i thone anglo-amerikanet, qe kane zero suksese ne jetet e tyre dhe pergojojne njerez te ndershme qe me pune behen te suksesshem.
Hallal per nisiativen dhe arritjet. Po nise nje rruge do mbrish diku. Guxim dhe pune. Urime.