Nëse ju pëlqen aroma e veturave të Nissan, atëherë duhet ta njihni burrin që është përgjegjës për aromën standarde globale të veturave të prodhuesit japonez.
Fjala është për ekspertin teknik Ryunosukeu Inu i angazhuar për brendësinë e veturës – përkatësisht inxhinier i aromave, transmeton Telegrafi.
Shumë ndoshta nuk e kanë ditur se ekziston një punë e tillë, por është e rëndësishme për aromën e këndshme që mund të vjen nga brendësia e veturës.
Nissan ka publikuar një video që e përshkruan më mirë punën e ekspertit të enterierit, përkatësisht për aromë. Videoja është në gjuhën japoneze, por ekziston mundësia e vënies së titrave në gjuhën angleze.
Edhe pse paksa e çuditshme, kjo punë nuk është fare e lehtë. Ryunosukeova përgatitet që t’ia fillojë punës një ditë më herët. Ai duhet të shmang ngrënien e ushqimit me aromë të fortë siç është qepa apo hudhra.