VIDEO/ Shuplaka dhe shkelma maces, lojtari i Francës rrezikon karrierën dhe burgun

8 Shkurt 2022, 16:34Lifestyle TEMA

Kurt Zouma, mbrojtës i West Ham dhe kombëtares franceze, është bërë protagonist i një videoje që ka shkaktuar indinjatë të madhe në botën e futbollit dhe jo vetëm.

27-vjeçari shihet duke shkelmuar dhe goditur me shuplakë macen e tij, ndërkohë që në sfond dëgjohen të qeshura nga njerëz që regjistrojnë videon.

Ndërkohë që klubi ku luan u distancua menjëherë nga veprimet e futbollistit, vetë Zouma kërkoi ndjesë publike: “Edhe pse nuk ka justifikim për sjelljen time, për të cilën jam penduar sinqerisht, dua të kërkoj ndjesë. Më vjen shumë keq për të gjithë ata që janë tronditur nga videoja dhe garantoj që dy macet tona janë shumë mirë, kanë dashurinë e të gjithë familjes sime dhe bëhet fjalë për një incident të izoluar, që nuk do të përsëritet”.

Fakti është që videot nuk lënë aspak vend për interpretime: macja ndiqet nga lojtari i Premier League, goditet me shuplaka, i hidhen shapka e këpucë dhe në fund goditet me shqelm, si të ishte top futbolli.

West Ham shpërndau një komunikatë për shtyp, ku “dënon ashpër veprimet e Kurt Zouma” dhe shton se “do ta trajtojë këtë çështje së brendshmi”, duke garantuar se klubi nuk e fal dhunën ndaj kafshëve.

Përveç gjobës ose pezullimit për disa ndeshje, Zouma rrezikon të ketë probleme edhe me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, ku dënimi maksimal për keqtrajtimin e kafshëve shkon deri në 5 vite burg. Por, për momentin, mediat angleze thonë se policia nuk e ka nisur hetimin.

3 komente në “VIDEO/ Shuplaka dhe shkelma maces, lojtari i Francës rrezikon karrierën dhe burgun”

  1. Një qytetar says:

    Po kur macja të çjerr dhe të gërvisht sy e trup, kush e dënon atë? Apo ajo nuk dënohet sepse është kafshë dhe me aftësi të kufizuara. Eh si erdhën këto kohë, dënohen njerzit dhe jo kafshët. Të ngopurit, ata që urrejnë kafshërisht njeriun, kërkojnë të drejtat e kafshëve. Edhe sa do të vazhdojë kjo modë shpirtërisht shterpë, ku vlerësohen dhe kërkojnë të drejta bythqirët dhe kafshdashësit, dy kategoritë të modës më të fëlliqur të shfaqur gjatë gjithë historisë së njerëzimit?

    1. Neroni says:

      Ti vetem “qytetar” qe nuk je.

  2. Sahale-Shpellari says:

    Ti o Pseudo-Qytetar os me mire [email protected], duhet te jesh nje shtaze e vertet. Por c’i beri macja atij idioti qe t’a gjuante me shqelma e t’i jepte shuplaka. Macja s’te kafshon po t’a lesh ne punen e vet. Por t’i duhet te jesh nga ato gomeret e qyteteruar me kuranin ose biblen, qe e quani macen”Dajll”. Kafshet, qoft macet apo qent, jane me te njerzishem se sa shtaza, njeri, at te Qytetruarit si puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje