Adele tronditi shikuesit e klubit të natës të enjten mbrëma kur u zhvesh në sytjena dhe u fut në skenë për të bërë striptiz.
Këngëtarja e hitit “I Drink Wine”, 33 vjeçe, kishte parë ngjarjen e “G-A-Y Porn Idol” në Heaven të Londrës përpara se të vendoste të përfshihej, duke hipur në skenë dhe duke bërë një vallëzim provokues.
Në momentin që ajo iu afrua tubit në skenë për të bërë vallëzimin e striptizit, kërcimtarët e tjerë të skenës shikonin të tronditur, shkruan DailyMail
Adele, e cila është kthyer në shtëpi në Londër pas fitores së saj të trefishtë në Brit Awards 2022 të së martës, u xhirua nga të pranishmit në klubin e natës, kërcente e veshur me një kostum të bardhë.
E ku qendron skandali sipas jush? E dehur? nuk mu duk e tille. Edhe po te ishte ku eshte problemi? ME sa duket qe nga redaktoret e deri te gazetaret hidhni ndonje vize e kujtoni se te tjeret jane te dehur. Te gjithe kemi qene ne klube nate e te merr adrenalina me vete e ben dhe gjera qe ne nje moment normal nuk i ben dot. Nuk ka te beje me statusin se sa i rendesishem eshte personi qe ben gjestin. Edhe ajo apo ai njeri si te tjeret eshte. Na u bete si ne ate kohe qe thoshin, po Enveri vete ne banjo? Ju shhikoni mos na hapni barkun duke bere pop upe me reklamat ne faqen tuaj..
Po ca thua mo Arjan.Ta merr mendja ty qe kete lajm e kane shkruar gazetaret tane?? A kane valle ata para per te terhequr ndonje vize thua??? Keto jane lajme qe i boton shtypi i huaj dhe redaktoret e mbledhin dhe i botojne si sensacione qe ndodhin neper bote me persona te njohur. Jane thjesht klikime.
Ok Roberto por behen te peshtire kur ja fusin kot se pjesa me e madhe e gazetareve nuk dine te bejne as copy paste. Me vjen ndohte kur i postojne keto lloj lajmesh se nje gazete duhet te kete dhe pak seriozitet. Vjen nje moment qe klikimet kthehen ne boomerang. Fjala gazetar sot eshte njesoj sikur thua banakier. Dikur ky emer ishte i nderuar…Respekte dhe faleminderit per komentin Roberto ?